By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!
Opinion

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Kosova Times
Last updated: 2025/05/18 at 8:54 PM
Kosova Times Published May 18, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Fadil MALOKU

-Edi Rama, si një (“piemont”) mjeshtër par exelent i mashtrimit dhe i përçarjes së shqiptarëve! Ose; A po rrëshqet Shqipëria, kah një:Tribalizëm e populizëm të çoroditur politik? Për ta kuptuar më mirë këtë dilemë “hamletiane” mendoj se atë duhet ta analizojmë e gjykojmë edhe nga ca kënde tjera;

Ja një qasje sociologjike:

Këndi i dukurisë së tribalizmit politik, si një shëmti evidente e procesit të transicionit që me mjeshtri dhe elokuencë të pa parë është futur në jetën sociale dhe sidomos atë politike të Shqipërisë.Themi kështu edhe për shkakun e fragmentarizmat të skajshëm apo ashpërsimit tej mase të kontradiktave socio politike midis shumë të pasurve dhe shumë të varfërve (pa një invencion të theksuar për shtresën e mesme!) në shoqërinë aktuale shqiptare. Hendeku i krijuar në këto tri dekada të demokracisë së keqpërdorur nga kastat politike, ka bërë që grupe të imponuara (lexo; ish pushtët mbajtëse) individësh, klanesh dhe sosh klienteliste (të fshehura prapa “perdeve ideologjike dhe petkut të pluralizmit politik) uzurpuan apo thënë më ndryshe “pushtuan” hapësirat e skenës së boshatisur pas rënies së komunizmit (më të egër në gjithë planetin!?). Këto grupe interesash kryesisht klienteliste uzurpuan pluralizmin e skenës politike, dhe e mbajtën peng për dekada të tëra Shqipërinë, nën rrogozin e ankthit dhe pasigurisë ekonomike (s’është i rastësishëm fenomeni i arratisjes së gjysmës së popullsisë në emigrim!?) dhe asaj politike duke dëmtuar rëndë kohezioni social dhe duke e rikthyer modelin e tribalizmit politik si “lokomotivën” kryesore të gjëja emancipimit demokratik. Duhet theksuar, se këto klane e grupe klienteliste nuk e kishin (e nuk e kanë as sot me Edi Ramën) imperativ as instalimin e pluralizmit, as demokratizimin e vendit (më të varfër, ende!?) e interesat shtetërore e kombëtare, por, ekskluzivisht pushtet mbajtjen me çdo kusht dhe me çdo mjet! Ky lloj “makiavelizmi” i çoroditur, bëri që Shqipëria e sotme, të vazhdoj edhe më tej të ndihet inferiore dhe tejet e pa shkathët edhe në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ku ajo, në “sytë” e rajonit (sidomos Serbisë!?) dhe ato kontinentale më shumë perceptohet si “koloni” post moderne (pranimi për të strehuar nga Lindja grupe klandestine; Marrëveshja me Melonin!?), ku çdo shtet mund të “zbarkoj” kur të dojë dhe si të dojë!? Fitorja e “bindshme” e sotme e Edi Rames, duhet t’i adresohet tërësisht këtij tribalizmit primitiv klanor që është sponsoruar pa asnjë dyshim nga oligarkët e dyshimtë (sepse, asnjë fakt apo asnjë parametër logjik nuk na tregon se si u pasuruan me kaq shpejtësi ky soj pasanikësh!?) dhe nga klanet dhe grupet (lexo; kriminale të ngjizura si “vëllezërit sijamez” me pushtet mbajtësit) e interesit që po e mbajnë peng gjithë shoqërinë shqiptare;

Këndi i populizmit të çoroditur, është një sferë e pa hulumtuar në sferën sociologjike. Mjerisht, Institutet e pavarura shkencore e meditative, nuk kanë dhënë asnjë diagnozë kredibile lidhur terapinë e mundshëm se si erdhi shoqëria shqiptare në këtë mjerim social, ekonomik e padyshim edhe politik. Kur është në pyetje kjo “platformë” centaur (shiko; mitologjinë greke…) që me mjeshtri e përdori krye ideologu Edi Rama, kuptojmë se tipi i populizmit të tij në vend të “parimeve dhe normave” klasike populiste ka përdorur principet e një ideologjie minimaliste. Qëllimi i kësaj strategjie ishte; pragmatizmi, teatral dhe i mbështetur te spektakli i pushtetit. Duke përdorur një diskurs e gjuhë tejet ironike, cinike e përçmuese ndaj institucioneve dhe sidomos mediave kritike (që i identifikoj si “këneta të bufit”), ai ndërtoj një narrativë të vazhdueshme të suksesit dhe rilindjes kombëtare, pa pranimin e gabimeve dhe skandaleve serike që ndodhën gjatë qeverisjes “enveriane”!?. Ky lloj populizmi “i çoroditur”, pasi nuk kishte asnjë mbështetje faktike dhe argumentuese përveçse kultit të lidershipit dhe manipulimit të perceptimit publik përmes medias dhe propagandës së kontrolluar vizuale, në “sytë” e shqiptarëve të fjetur, indiferent dhe të manipuluar skajshmërish, e solli (“Doruntinën”) resultatin e dominimit absolut dhe fillimim e një rrugëtimi kah autokracia “enveriane”.

Këndi i personalizimit të pushtetit oligarkik; Një tjetër aspekt e argument sociologjik që duhet të na shqetësoj gjithë shqiptarëve gjithandej është pa dyshim zbehja e besimit në institucione demokratike dhe ambicia autokratike për t’u katapultuar në një model të (parë vetëm gjatë diktaturës së Enver Hoxhes!) personalizuar të qeverisjes! Edi Rama, me sjelljet dhe veprimet e tija publike pas fitores së 11 majit, është duke na u shfaqur jo si kryeministër i një sistemi të dëshmuar parlamentar, por, si një lider (Ajatollah!?) suprem që duhet të vendos për gjithçka dhe për çdo gjë për Shqipërinë dhe (madje; edhe për) trojet shqiptare! Duke filluar nga shija urbane e rrokaqiejve e deri te estetika e ushqimit dhe politika e jashtme!? Ky njeri është i vetmi në politikën shqiptare që e ka kuptuar dhe e përdor me mjeshtëri milimetrike sintagmën e lashtë romake “divida et impera” (“Përçaj dhe sundo”). Sintagmë, kjo që kur t’i shtohet edhe ajo e Nikolla Makiavelit, ku “qëllimi e arsyeton mjetin” bëhet shumë e qartë, se në procesin e votimit dhe përgjithësisht gjithë procesin zgjedhor, fare s’kishin të bënim as me pluralizëm, as me demokraci, e as me interesa të shtetit dhe të kombit, por, vetëm me; një populizëm e tribadizëm të çoroditur e të pa parë ndonjëherë. Meqë, kultura e emancipimit politik shqiptar, ende gjendet në një proces të vetë kërkimit identitar demokratik, të shfrytëzimi maksimal të përçarjes, mashtrimit, fragmentarizimit, korruptimit, varësisë dhe servilizmit bëri që ai ta krijoj epërsinë false dhe ta rimarrë pushtetin. Është interesant, që kjo logjikë e kulturë nënshtruese e elektoratit shqiptar, asnjëherë më parë nuk ka funksionuar me efekt më të theksuar e më më evident në mendjen dhe etnopsikologjinë shqiptare?! Ky fenomen, sociologjikisht mund të diagnostikohet edhe si një lloj neotribalizmi institucional, ku shteti juridik nuk arriti të funksionoj me “germën”, paradigmën e rregullave dhe procedurave ligjore që e identifikojnë “kursin” e demokracisë neoliberale, por përmes dëshirës së liderishipit autokrat. Fitoren e 11 majit, ai nuk mund të ia adresoj as; programit shpresëdhënës, as ideve të reja, madje as vizionit largpamës që do shkonte në drejtim të përparimit të shtetit dhe gjithë kombit. Dhe fitohet përshtypja se; sistemi aktual politik është i kalbur dhe i korruptuar deri në palcë dhe si i tillë është bërë edhe “këmishë” e ngushtë si për ambiciet e shtetit shqiptar, ashtu edhe për trojet tjera etnike…. Dhe i gjithë ky degradim është duke ndodhur edhe për shkakun se; partitë shqiptare, ende vuajnë kompleksi i inferioritetit, nga mungesa e demokratizimit të brendshëm, nga instalimi i meritokracisë, nga kulti i individit dhe nga shumë benefite tjera sociale dhe ekonomike. Nëse vazhdon trajektorja e degradimit moralo-politik paralel me krizën socio ekonomike, Shqipëria nuk do të mund të futet me një ritëm të shpejtuar në proceset dhe zhvillimet tejet dinamike që po ndodhin rreth saj dhe gjithë globit. Shqipëria, me këtë kastë politike të Edi Ramës, vetëm do të zhytet në një formë post-demokracie, ku pushteti mundohet në vazdimësi të krijoj vetëm përshtypje fascinuese e kinse efektive, por jo edhe legjitime e obligative.

(P.S. TEMA S’KA TË BËJË FARE ME SAMITIN… PO ZGJEDHJET E DYSHIMTA…)

You Might Also Like

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

TAGGED: #Fadil Maloku
Kosova Times May 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

IKShPK: Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë më 28 dhe 29 shkurt, zbardhen çështjet që do të trajtohen
Osmani: Programi ‘Kompakt’ është investim për të ardhmen e Kosovës
Kurti: Në fokus të diskutimeve me ndërkombëtarët, hapja e urës mbi Ibër
Muzikanti i njohur u gjet i vdekur pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli, shikoni çfarë ka postuar gjysmë ore para vdekjes…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?