By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komandanti i KFOR-it shpreson për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komandanti i KFOR-it shpreson për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Lajme

Komandanti i KFOR-it shpreson për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/19 at 8:42 PM
Kosova Times Published May 19, 2025
Share
SHARE

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, ka shprehur shpresën për një zhbllokim të shpejtë të ngërçit politik në vend, për të mundësuar përballjen me sfidat më urgjente që prekin rajonin.

 

Takimi mes dy zyrtarëve ishte pjesë e kontakteve të rregullta të KFOR-it me institucionet në Kosovë dhe rajon. Sipas një njoftimi nga KFOR-i, gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë, për të siguruar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ai vlerësoi gjithashtu komunikimin e vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe theksoi rolin e KFOR-it si garantues i sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lidhur me takimin ka njoftuar edhe Presidenca.

“Presidentja Osmani potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia. Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times May 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet në Bjellorusi

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun më 27 dhjetor, pasi stafi hyri në grevë, njoftoi operatori i Kullës. Greva përkon me 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit, Gustave Eiffel, që ndërtoi Kullën. Stafi po proteston lidhur “me mënyrën se si po menaxhohet aktualisht” kulla, tha shoqata CGT përmes një deklarate. Operatori i Kullës, SETE, tha se kjo situatës “është nisur drejt katastrofës”. Shoqata CGT tha se menaxhmenti po e menaxhon Kullën Eiffel sipas një modeli biznesor që është “shumë ambicioz dh i paqëndrueshëm” dhe që bazohet në një vlerësim të fryrë të numrit të vizitorëve të ardhshëm dhe në të njëjtën kohë nënvlerëson kostot e ndërtimit. SETE u kërkoi falje vizitorëve, duke i këshilluar të gjithë ata që kishin blerë bileta elektronike për të vizituar Kullën të mërkurën që të shikojnë emailet e tyre për më shumë informacione mbi rezervimin e tyre. Kulla e Eiffelit – ndërtesa më e famshme e Parisit – tërheq pothuajse 7 milionë vizitorë në vit, rreth tre e katërta e të cilëve janë të huaj, thuhet në ueb-faqen e Kullës. Gjatë pandemisë së koronavirusit, numri i vizitorëve ra për shkak të mbylljeve dhe kufizimeve të udhëtimit, por shifrat e vizitorëve u rritën në 5.9 milionë më 2022. Shoqata CGT tha se menaxhmenti i Kullës po e bazon të ardhmen e tij në buxhetin prej 7.4 milionë vizitorësh në vit, “dhe pse ky nivel vizitorësh nuk është arritur kurrë”. Inxhinieri i Kullës, Gustave Eiffel, vdiq më 27 dhjetor 1923, në moshën 91-vjeçare.
Përqindje e ulët e vaksinimit kundër kancerit në mitër në Maqedoninë e V.
Itali, të paktën 10 të vdekur dhe 50 të zhdukur në dy anije të përmbytura
Miliarderët i kërkuan Bankës Qendrore të vendosë “norma speciale” të valutave, si në BRSS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?