Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 13 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2.105 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 13 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje.