By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
Lajme

Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale

Kosova Times
Last updated: 2025/05/19 at 12:31 PM
Kosova Times Published May 19, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale.

Në njoftim bëhet e ditur se ai dyshohet për “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrimi”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Deklarimet e rreme”.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë ndaj një personi të pandehur për pesë vepra të ndryshme penale
Ferizaj, 19 Maj 2025–Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.B., nga komuna Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrimi”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Deklarimet e rreme” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 02.05.2012 e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri N.B., gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës – drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” SH.P.K., në atë mënyrë që pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij dhe personit tjetër, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284 par. 2 lidhur me par.1 nën par. 1.2 dhe nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .
I njëjti nga data 03.05.2012, e në vazhdimësi, pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij dhe personit tjetër, saktësisht ish të pandehurit si bashkëkryes M.Sh.,- tani më i ndjerë e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K, -kompanisë “Tehnopolis”, në atë mënyrë që duke e ditur se ish i pandehuri – bashkëkryesi M.Sh., nuk ka qenë pronar i paluajtshmërive, i pandehuri N.B., blen dhe siguron sendin, pasurinë e paluajtshme nga ish i pandehuri M.SH., të njëjtit realizojnë shitjen – blerjen e pasurisë së paluajtshme pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., dhe kompanisë “Techno Polis” i shkaktojnë dëm në shkallë të madhe, me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri me datë 24.04.2023, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale – Notere Sh.S.,-T. i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës, drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, fillimisht vë në lajthim Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve – ARBK, duke falsifikuar, përdorur dhe dorëzuar dokumentet e falsifikuara si të vërteta – origjinale ashtu që vë në lajthim zyrën noteriale të lartshënuar, duke përpiluar Kontratën për Shitblerjen dhe Transferimin e të Drejtës së Qirambajtjes për 99 vite të Paluajtshmërisë të datës 24.04.2023, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Ndërsa, me datë 31.01.2024, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale –Notere Sh.S.-T., i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës, drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” nga i dëmtuari, aksionar B.K., kompania “Tehnopolis” ashtu që me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm të madh, dëm substancial,- me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”nga neni 395 par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kurse, nga data 24.07.2012, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 17.01.2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bëjë regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K. i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 24.01.2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 12.08.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmëriveme ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 03.09.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale –, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, , me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në
shkallë të madhe.
Me datë 17.09.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënaur, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon tjetërsimin, këmben pasurinë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 09.01.2015, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 09.01.2015, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënaur, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, , me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 10.07.2018, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 02.05.2019, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës – drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” SH.P.K, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284 par. 2 lidhur me par.1 nën par. 1.2 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, me datë 13.01.2022, në ora 11:00h, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vetën e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin F.M., duke e nxit të veproj në dëm të pasurisë së tij, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial.
Me datë 29.04.2022, në ora 14:00h, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K. – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin personin juridik duke e nxit të veproj në dëm të pasurisë së saj, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial.
Me datë 18.11.2022, në ora 14:00h, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vetën e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin H.S., duke e nxit të veproj në dëm të pasurisë së tij, , me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial.
I pandehuri N.B., me datë 20.01.2023, në ora 10:00h, e në vazhdimësi në Shtime, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personave të tjerë, të dëmtuarit E.M., dhe F.S., duke i nxitur të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial, me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par. 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 12.02.2024, rreth orës 15:30h, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëpërmendur, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K.,- “Tehnopolis”, në procedurën para noterit ka dhënë deklaratë të rreme, në atë mënyrë që ka deklaruar se heq dorë nga drejta e qiramarrjes për 99 vite, saktësisht nga parcela në vendin e quajtur “Kodra e Çanoviqëve” në sipërfaqe prej 210m² dhe se dëshiron që kjo paluajtshmëri të kalojë në pronësi të komunës së Shtimes pa kompensim dhe të shfrytëzohet për rrugë nga i pandehuri dhe pronarët e parcelave fqinje, e të cilën pasuri të paluajtshme i pandehuri e kishte përfituar me vepër penale duke siguruar në mënyrë kundërligjshme certifikatën pronësore me nr. 185/2024, me ç’rast i shkakton dëm të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, me këtë ka kryer veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 384 par.1 të KPRK-së
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

You Might Also Like

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës

Serbia paraburgos një muaj ish-policin kosovar

Kosova Times May 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasadori britanik takohet me Haradinajn

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Mënyra e luftës së Perëndimit “nuk po funksionon” në Ukrainë
BE do të zgjasë sanksionet ekonomike kundër Rusisë për gjashtë muaj
Rreth 3 mijë qenë endacakë, ka interesim për adaptimin e tyre
Shesheli kërcënon: Në Kosovë do t’i kthejmë 100 mijë trupa nëse është e nevojshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?