“Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore në Prishtinë, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë, që  të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,  bazuar nga neni 338 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në trajtimin me prioritet të çështjeve që prekin mjedisin dhe interesin publik.