Dy prej tyre, E.K. dhe V.H., dyshohen për të dyja veprat penale, ndërsa A.H. dhe A.H., për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 29.01.2025 rreth orës 01:57 min në Prizren, në rrugën “Tranziti i Ri”, në hapësirat e parkingut të njërës prej pikave të karburantit, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit V.H, A.H.(1), dhe A.H.(2), dhe me atë rast kanë vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit F.T.

“I njëjti, pas një mosmarrëveshje paraprake e cila kishte ndodhur me datë 28.01.2025 rreth orës 23:00 në afërsi të lokalit të të dëmtuarit F.T., në mes të pandehurit E.K dhe dëshmitarit Gj.Sh., në një anë dhe të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe F.T., në anën tjetër, në momentin kur i pandehuri E.K.,dhe dëshmitari  Gj.Sh., arrin me automjet tek pika e karburantit, vërejnë se aty ishte duke i pritur i dëmtuari V.H., i afrohen të njëjtit, bëjnë me gjeste në drejtim të të dëmtuarve A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., që të vijnë në afërsi të tyre, e më këtë rast dëshmitari F.H., arrin te kjo pompë e derivateve dhe takohet rastësisht me ta, kur aty vijnë edhe të dëmtuarit A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., i pandehuri E.K., nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit “TT”, fillon të tërhiqet prapa dhe në një distancë nga 1-2 metra, shtie në drejtim të të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe A.H.(2), me ç’ rast nga të shtënat, të dëmtuarit A.H.(1), dhe A.H.(2), marrin plagë të rënda, njëkohësisht i rrezikohet jeta edhe të dëmtuarit F.T..Me këto veprime, E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja e Rëndë” e mbetur në tentativë sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i pandehuri E.K., deri me datë 12.02.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët e Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën – pistoletën e tipit “TT” të kalibrit 7.62milimetra, M75 prodhim jugosllav, me të cilën ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve të lartcekur. Më këto veprime, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  sipas  KPRK-së

I pandehuri V.H., në vend dhe kohë të njëjtë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.K.I njëjti, në momentin kur vëren se nga të shtënat që  kishte shkrepur E.K., goditet i dëmtuari A.H.(1), dhe A.H.(2), nxjerrë pistoletën e tij të llojit “Sig Sauer” 9x19mm dhe shtie disa herë në drejtim të të dëmtuarit E.K.Me këto veprime, ka kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

I pandehuri A.H.(1), deri me datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim një pistoletë e llojit “Pietro Beretta”, calibrit. 7.65.

Po ashtu, në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H.(1), e nxjerrë armën nga brezi dhe me të njëjtën ka shkrepur 6 herë. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

 

I pandehuri A.H.(2), deri me datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën, një pistoletë e llojit “TT” me 7 fishekë në karikator, të cilën armë e ka mbajt në brez në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H.(2), e nxjerrë armën nga brezi dhe në momentin kur rrëzohet për toke shkrepë armën njëherë.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.