“Sot bëhen 26 vjet nga vrasja e tyre nga forcat serbe, të cilët i sulmuan në momentin që po kalonin nga fshati Baicë drejt fshatit Terstenik, në lagjen Kukaj, gjersa po kërkonin mjekim për plagë të marra të Shemsi Vrellaku, Fehmi Vrellaku dhe Avni Vrellaku tre ditë më herët”, thuhet në njoftimin e qeverisë për homazhet që Kurti i ka bërë atyre. Shemsi Vrellaku ishte i angazhuar në luftën çlirimtare të Kosovës, me detyrën e furnizimit me armatim të UÇK-së. Babai i Shemsiut, Hamez Vrellaku, ishte i angazhuar në fabrikën e Ferronikelit në Drenas, ndërsa dy djemtë e tij Hysniu dhe Avniu, dhe nipi Samiu, të tre në moshë të hershme, ndiqnin shkollën e mesme dhe fillore. Ndërkohë, këtij sulmi i mbijetoi Fehmi Vrellaku, djali tjetër i Hamëz Vrellakut”, thuhet në njoftimin e qeverisë për homazhet që Kurti i ka bërë atyre.

Kreu në detyrë i qeverisë u ka shprehur mirënjohje familjes Vrellaku, për kontributin në luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime deri në flijim, në mbrojtje të atdheut.