Sipas policisë, qëllimi i këtyre kontrolleve është rritja e sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, përmes identifikimit dhe ndëshkimit të shkeljeve për mos respektim të kodit rrugor si dhe sjellje të papërgjegjshme në komunikacion.

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet tejkalimit të shpejtësisë, përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, mos vendosjes së rripit të sigurisë, tejkalimeve të rrezikshme, si dhe veturave të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu u kanë rikujtuar pjesëmarrësve në trafik se shkeljet e kodit rrugor nuk tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet.