Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot mes një kamioni dhe dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.
Ai njoftoi se për shkak të aksidentit autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht.
Tutje ai tha se në vendin e ngjarës kanë dalë njësit përkatëse policore të cilat edhe janë marr me hetimet për shkaktarët e aksidentit, teksa rruga tani është liruar për qarkullim.