By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade
Bujqësi

Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade

Kosova Times
Last updated: 2025/05/21 at 9:28 AM
Kosova Times Published May 21, 2025
Share
SHARE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.

Sipas ministres Denaj, kjo rritje është rezultat i një dekade pune të qëndrueshme, mbështetjes së vazhdueshme për fermerët dhe politikave të orientuara drejt rritjes së prodhimit dhe përmirësimit të standardeve. Ajo theksoi se synimi afatmesëm i qeverisë është arritja e 1 miliardë eurove në eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Përmirësimi i infrastrukturës agrare, nxitja e agroturizmit, skemat e subvencioneve për fermerët, si dhe certifikimi dhe standardizimi i prodhimeve vendase kanë kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

“Transformimi i sektorit sot është një realitet,” u shpreh Denaj, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar me politika mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës.

Denaj e lidhi këtë progres me vizionin për një Shqipëri që prodhon, eksporton dhe afrohet çdo ditë e më shumë me Bashkimin Europian, duke e pozicionuar bujqësinë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian.

Produktet bujqësore shqiptare janë tashmë të pranishme në tregjet e BE-së, rajonit dhe më gjerë, me eksporte të përqendruara kryesisht në fruta-perime, bimë mjekësore dhe prodhime të përpunuara.

Me gjithë progresin, sektori vijon të përballet me sfida si copëzimi i tokës bujqësore, mungesa e mekanizimit modern, ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale.

Për të arritur objektivin ambicioz të 1 miliardë eurove deri në vitin 2030, do të nevojiten politika më të thelluara për modernizimin e infrastrukturës agrare, sigurinë ushqimore dhe përmirësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare./Ata

 

You Might Also Like

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kosova Times May 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia deklarohet për vdekjen e 12-vjeçarit në Malishevë

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Kryeministri Rama: “Zemra mal”, mbështes protestën për UÇK-në
Policia: Protestuesit në Zveçan hodhën shok bomba
Haradinaj: Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan
Horoskopi ditor për 19 maj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?