“Ne e dimë që është mashtrues. Shihni standardin e jetës sot, shihni çmimin e energjisë. Ne vuajmë se s’kemi prodhim, jemi një ekonomi konsumuese, vetëm konsumojmë, importojmë, bilanci tregtar është shume i madh. Imagjinoni në çfarë gjendje janë prodhuesit e Kosovës me hapjen e tregut të lirë të energjisë, të gjithë do të jenë me humbje, ky njëri që edhe kundërligjshëm shkon në qeveri dhe e qon dorën nuk i intereson kjo pjesë. Krejt këto dëme që i bëhen Kosovës janë në të mirën e Rusisë dhe Serbisë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po sjell njerëz nga Maqedonia e Veriut që ta bindin për të marrë votën e deputetit goran, Adem Hoxha.

“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktu Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini”, ka thënë Haradinaj pas dështimit të 19-të të seancës konstituive. “Marrin mundin e gjejnë njerëz këtu për të kontaktuar”.

Në pyetjen e gazetarëve se a mund të shkojmë në zgjedhje të reja Haradinaj tha se duhet të vendoset bashkërisht dhe se është e dhimbshme me e dërguar vendin në zgjedhje pa e implementuar këtë rezultat, po shtoi ai se nëse vazhdon ky peng më mirë është me shku në zgjedhje.