Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.
“Gjatë këtij takimi është shenjëstruar rasti i koduar “Mati 1”, për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”, dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në këtë rast, thuhet në njoftim, janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €.
Sipas njoftimit, ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.