Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë s Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci njoftoi se rasti ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në rrugën “Pajazit Islami”. Ai tha se  gjatë rastit, për të parandaluar ndodhinë është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës.

“Sipas informatave fillestare, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Hetuesit policor kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, ndërsa me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”, tha Borovci.

Ai bëri të ditur se Policia po vazhdon intensivisht punën për ndriçimin e plotë të ngjarjes.