By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nimoni: Ligji i ri për KPK-në, mundëson ndryshimin e funksionimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nimoni: Ligji i ri për KPK-në, mundëson ndryshimin e funksionimit
Lajme

Nimoni: Ligji i ri për KPK-në, mundëson ndryshimin e funksionimit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/22 at 11:32 PM
Kosova Times Published May 22, 2025
Share
SHARE

Është bërë publik ligji i plotësuar dhe i ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili do të hyjë në fuqi pas 2 javësh. Sipas këtij ligji, parashihet reformë në këtë këshill me uljen e përbërjes së anëtarëve, si dhe përmirësimin e punës. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se me këtë ligj do të mundësohet një këshill prokurorial jopolitik dhe transparent.

 

Ligji i ndryshuar dhe i plotësuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës tashmë është publikuar në faqen zyrtare dhe brenda 15 ditësh pritet të hyjë në fuqi. Një ndër reformat më të rëndësishme dhe të domosdoshme e ka quajtur këtë ligj, shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni. Sipas tij, tani Këshilli Prokurorial do të ndryshojë funksionimin.

“Risitë më të mëdha që sjell kjo reformë është ulja e përbërjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial, do të thotë nga 13 sa parasheh legjislacioni ekzistues, do të kemi 7 anëtarë të KPK-së, mandej do të kemi balancim të përbërjes. Fatkeqësisht, në përbërjen që është tani aktuale, ne kemi një përbërje të disbalancuar, apo përbërje korporatiste, siç e kanë quajtur edhe vet komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, ku përbërja është realisht me 10 anëtarë prokurorë dhe vetëm 2 nga 3 janë anëtarë joprokurorë”, tha Nimoni.

Sipas tij, ky ligj do ta përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial.

“Kjo do të mundësoj një këshill i cili do të jetë jopolitik, fillimisht do të jetë i pavarur nga politika, do të jetë funksional sa i përket funksionimit profesional, gjithashtu nuk do të kemi grupe klanore të interesit apo interesa grupore të cilat janë shty për çka kemi pas edhe reagime ndërkombëtare, do të kemi anëtarë të cilët janë profesionale dhe me integritet dhe në fund do të kemi llogaridhënie, transparencë dhe rezultate më të mira të vet Këshillit Prokurorial dhe istemit prokurorial”, tha Nimoni.

Shpalljen e ligjit e ka mirëpritur Instituti i Kosovës për Drejtësi, sipas të cilit, ky ligj paraqet fillimin e jetësimit të reformës së domosdoshme në Këshillin Prokurorial të Kosovës, e cila qëllim parësor ka eliminimin e korporatizmit brenda sistemit prokurorial, korporatizëm i konstatuar nga Komisioni i Venecias.

IKD ka kërkuar dhe pret nga KPK të mos lejojë në asnjë rrethanë që për interesa të ngushta të anëtarëve aktualë apo anëtarëve që kanë ofruar dorëheqje, të shkelen dhe cenohen parimet e përcaktuara në ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe që ka kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times May 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Thani rrobat e lagura në vetëm 2 minuta me këtë metodë fantastike (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
NATO synon 40 miliardë euro ndihma çdo vit për Ukrainën
Distria Krasniqi stoliset me medaljen e argjendtë në Gjeorgji
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
Një hartë që të mëson se si të ofendosh kombe të ndryshme evropiane me një fjali: Ballkani është veçanërisht argëtues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?