Sipas gjyqtarit Ngadhënjim Arni, Joliq u shpall fajtor për veprën penale të krimeve të luftës, siç është përshkruar në pikën A të aktakuzës.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari akuzohet për krime luftë kundër popullatës civile. Të akuzuarin kjo gjykatë e gjen fajtor në pikën A, respektivisht për veprën penale krime lufte. Për këto veprime të akuzuarin e gjykon me pesë vjet e gjashtë muaj burgim, duke llogaritur edhe paraburgimin”, ka theksuar ai.

Në shpalljen e aktgjykimit, nuk ishte i pranishëm i akuzuari Çasllav Jolliq, prokurori specia Ilir Morina si dhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Miodrag Bërklaç.

Joliq ishte dënuar me tetë vjet burgim në aktgjykimin e shpallur në 10 qershor 2024, por vitin e kaluar, Apeli e ka kthyer këtë rast për rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.