Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 14 motoçikleta në Pejë. Sekuestrimi është bërë në kuadër të planit operativ “Motoçikletat 2025”, i cili është duke u realizuar nga data 20 maj.
“Gjatë realizimit të këtij plani janë sekuestruar: katërmbëdhjetë motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar gjoba për kundërvajtjet: mos posedimi i lejes për vozitje, mos posedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera”, ka njoftuar Policia.
Bëhet e ditur se janë shqiptuare dhe 40 gjoba ndaj këtyre kundërvajtësve.