Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka dorëzuar ambasadorit Rohde mirënjohjen gjatë turneut të futbollit me moton “Futbolli na bashkon” sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, duke vlerësuar rolin e tij si mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i palëkundur i futbollit kosovar.

Sipas FFK-së, gjatë mandatit të tij, Rohde ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e aktiviteteve sportive dhe në forcimin e bashkëpunimit përmes sportit si urë lidhëse mes komuniteteve dhe shteteve.

“Ambasadori Rohde ka qenë gjithmonë një përkrahës i sinqertë dhe i angazhuar në përpjekjet tona për të zhvilluar futbollin në Kosovë. Mirënjohja jonë është simbol i respektit dhe falënderimit për kontributin e tij të çmuar”, ka deklaruar Ademi.

FFK ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Gjermanisë dhe me ambasadorin e ri, duke synuar thellimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë që e mbështesin sportin dhe zhvillimin e tij në Kosovë.