Ushtarë bullgarë të KFOR-it kanë zhvilluar ushtrim për fobinë nga zjarri dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave.
Siç ka njoftuar ky mision, trajtimi ishte planifikuar që të ishte sa më real, për t’u dhënë pjesëmarrësve një perceptim të plotë të mjedisit të tillë.
“Ushtarët bullgarë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe trajnuesit hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it, kryen trajnime për zjarrfobinë dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave. Trajnimi ishte planifikuar qëllimisht që të ishte sa më realist, për t’u dhënë pjesëmarrësve një perceptim të plotë të mjedisit të situatës”, ka bërë të ditur KFOR-i, që thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.