“Institucionet vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit, Albin Kurti dhe nga kjo konferencë i bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë që të respektojë. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë. Fatkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur. Iu bëjmë apel që të reflektojë”, tha shkurt, Çitaku para gazetarëve.