By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?
May 25, 2025
Aksident i rëndë në Poloni. Makina e garave përplaset me njerëz, shumë të plagosur
May 25, 2025
Mrekullia ekonomike e Evropës. Deri vonë, ata konsideroheshin të varfër, por ia arriten Japonise
May 25, 2025
Droni hedh bombol me bojë mbi Ambasadën Ruse në Suedi
May 25, 2025
Aeroportet Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky pezulluan fluturimet 1 orë më parë
May 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët
Lajme

Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët

Kosova Times
Last updated: 2025/05/25 at 6:19 PM
Kosova Times Published May 25, 2025
Share
SHARE

Përveç komunikacionit të ngarkuar, qytetarët e Prishtinës po përballen me sfida të shumta lidhur me transportin publik, veçanërisht me ngarkesën e madhe në autobusët urbanë. Nga komuna e Prishtinës ende nuk kanë përgjigje se kur do të vijnë 30 autobusë të rinj. Ndërkaq, ekspertë të komunikacionit po vlerësojnë se rritja e numrit të autobusëve do të ndikojë edhe në lirimin e trafikut.

 

Qytetarët e Prishtinës të cilët përdorin autobusët e transportit publik, po përballen me sfida të shumta, kjo si pasojë e numrit të vogël të autobusëve, sidomos në disa linja. Disa nga ta i thanë Radio Kosovës se në kryeqytet, autobusët shpesh janë të mbingarkuar, duke krijuar pakënaqësi dhe vështirësi për udhëtarët, veçanërisht për të moshuarit, nxënësit dhe punëtorët që mbështeten në këtë shërbim për udhëtimet e përditshme.

“Përditë gati përballemi me problemin e transportit. Ka shumë ngarkesa, sidomos në këtë lidhjen që udhëtoj unë e që është 4-shi për Kodër të Diellit. Mund të them që kur shkoj në punë në mëngjes dhe kur kthehem, nuk ka vend me hy në autobus, se mos të flasim për me u ulë. Është tepër e nevojshme m’u rrit numri i autobusëve në qytet. Ka pak autobus edhe janë shumë të mbushur, sidomos në mëngjes, mesditë dhe pasdite,  kur krejt po lëshohen prej punës prej shkolle”, i tha një qytetar Radio Kosovës.

Se shtimi i autobusëve të transportit publik është  i nevojshëm për qytetarët, pasi ata po përballen me pritje të gjata dhe ngarkesa të autobusëve, e thotë edhe eksperti i komunikacionit , Nol Dedaj.

Ai i tha Radio Kosovës se ardhja e autobusëve të rinj do të ndikojë edhe në lirimin e komunikacionit në kryeqytet.

“ Rritja e numrit të autobusëve është e nevojshme pasi kjo do të ndikojë edhe në lirimin e komunikacionit dhe qytetarët do të lëvizin më lehtë pasi me autobus mund të udhëtojnë 60 apo deri në 100 qytetarë. Shumë qytetarë nuk kanë vend për t’u ulur dhe mbesin në këmbë”, theksoi ai.

Nga Komuna e Prishtinës ende nuk kanë përgjigje se kur pritet të arrijnë autobusët e rinj. Eksperti për Digjitalizim dhe Telekomunikacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, tha se 30 autobusë të rinj aktualisht janë në fazën e vlerësimit, proces i cili po menaxhohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

”Procesi i prokurimit për 30 autobusë të rinj është aktualisht në fazën e vlerësimit dhe po menaxhohet nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Si komunë, nuk mund të paragjykojmë mënyrën se si do të zhvillohet ky proces përpara se të përfundojnë të gjitha procedurat përkatëse, përfshirë edhe ato që lidhen me disbursimin e kredisë nga BERZH. Prandaj, është ende herët të jepet një datë e saktë se kur do të arrijnë autobusët e rinj. Nga totali prej 30 autobusësh, 24 janë me naftë (Euro 6) dhe 6 janë elektrikë. Paralelisht, po punojmë ngushtë me operatorët privatë të transportit për të përmirësuar dhe azhurnuar flotën ekzistuese. Sipas kushteve të kontratës, të gjithë operatorët janë të obliguar që brenda një viti nga nënshkrimi i kontratës të blejnë autobusë të rinj që përmbushin standardin Euro 6”, tha Braha/

Pavarësisht përpjekjeve të Komunës për të përmirësuar shërbimet, kërkesa e madhe për transport publik nuk po përmbushet plotësisht. Përmirësimi i transportit publik do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, por edhe në uljen e trafikut dhe ndotjes në qytet.

You Might Also Like

Haradinaj për Nimanin: Pa heroizmin e trimave nuk do të vinte liria

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë

Helmimi në kopshtin e Gramshit në Shqipëri RTSH

Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i NISMËS Socialdemokrate

Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Kosova Times May 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ramadani feston ditëlindjen me statistika rekord në Serinë A

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Projektligji për pagën minimale, shqyrtohet sot në Kuvend
Fjalimi që bëri jehonë në gjithë botën
Sunak: Duhet të dobësohet aftësia e Rusisë për t’u rigrupuar
Irani propozon dënime më të ashpra kundër atyre që publikojnë “lajme të rreme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?