By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?
Opinion

Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?

Kosova Times
Last updated: 2025/05/25 at 6:58 PM
Kosova Times Published May 25, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Ismail MUÇIQI

Është bërë evidente se kjo gjeneratë e politikanëve, gazetarëve, analistëve dhe pseudointelektualëve në Kosovë ka probleme me vetveten. Këtë e dëshmon indiferenca e tyre ndaj aktivitetit politik dhe diplomatik të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani renditet ndër presidentët më me autoritet jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë e më gjerë. Kjo nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një qëndrim i përbashkët i politikanëve dhe diplomatëve më me ndikim në arenën ndërkombëtare. Është e pajustifikueshme dhe e dhimbshme që njerëzit e politikës në Kosovë e shohin me xhelozi, e jo me krenari, suksesin dhe angazhimin ndërkombëtar të zonjës Osmani. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e mjeteve të informimit në Kosovë i paraqesin vizitat e Presidentes në Afrikë, Zvicër apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si lajme të dorës së dytë apo të tretë, duke informuar shumë pak ose aspak publikun për rëndësinë e këtyre vizitave. Vetë fakti që zonja Osmani, gjatë vizitës së saj në Zvicër këto ditë, u prit me nderime të larta shtetërore nga Qeveria dhe Presidentja e Zvicrës, flet për respektin dhe autoritetin që ajo gëzon. Çdo shqiptar normal duhet të ndihet krenar për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare. Qysh më parë kemi shkruar se disa media, veçanërisht disa televizione, janë themeluar me qëllime biznesore dhe jo për të informuar publikun në mënyrë profesionale dhe etike. Në shumë prej tyre mbizotëron një politikë redaktuese që synon denigrimin apo margjinalizimin e punës së Presidentes dhe kuadrove të tjera të përgatitura në aspektin politik, profesional dhe kombëtar, në të mirë të shtetit të Kosovës. Me inate të tilla, të mbështjella me xhelozi të sëmurë, nuk mund të ecet përpara. Situata aktuale politike në Kosovë, ku grupet e interesit dhe klanet mafioze – të lidhura me të ashtuquajtura parti politike – kanë filluar pazare dhe kalkulime për ta penguar rizgjedhjen e Presidentes Osmani, edhe pse mandati i saj nuk ka përfunduar ende, është dëshmi e një shoqërie të kalbur. Si mund të arsyetohen mediat dhe politika jonë, kur vizitës së Presidentes Osmani në Zvicër i dhanë hapësirë agjencitë më të njohura ndërkombëtare, si Radio Evropa e Lirë, Euronews dhe BBC, ndërsa mediat tona nuk e patën as vullnetin për të realizuar një dokumentar apo një emision të zgjeruar për këtë vizitë dhe takimet që ajo zhvilloi me diasporën shqiptare atje? Kjo është një turp i madh – një dështim i radhës i politikës redaktuese të mjeteve të informimit në Kosovë, të cilat në shumicën e rasteve janë shndërruar në pronë private të biznesmenëve apo njerëzve të lidhur me mafien, të njohur për publikun. Derisa shtetet përreth nesh krenohen me figurën dhe personalitetin e Presidentes Vjosa Osmani, partitë politike në Kosovë, të cilat kanë bllokuar punën e shtetit me mbi 22 mbledhje të dështuara të Kuvendit, e shikojnë me xhelozi aktivitetin e saj diplomatik. Dhe kjo, në një kohë kur ajo ka depërtuar me sukses deri në Departamentin e Shtetit Amerikan, Kongres, Senat e deri te Shtëpia e Bardhë. Në fund, duhet theksuar se Presidentja Vjosa Osmani po mban gjallë raportet dhe marrëdhëniet diplomatike me shtete të ndryshme të botës, duke e ruajtur dhe përforcuar imazhin e Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Ismail Muçiqi
Kosova Times May 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama ndërpret takimin në Kavajë: Të mbajmë një minutë heshtje, kam pasur raport personal

Kosova Times Kosova Times April 21, 2025
Afganistani me teprica të mjaltit
Sandu tregon planin rus për të destabilizuar Moldavinë, me perfshirjen edhe te serbeve, malazezeve dhe bjellorusve
97 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
SHBA, vazhdon ngërçi politik për buxhetin në Kongres
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?