Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se greva nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

“Sot, me datë 25 maj 2025, ditë e diel dhe ditë vikendi, ne vazhdojmë të qëndrojmë në grevë. Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave tona nga ana e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Krasniqi.

“Ne mbetemi të vendosur dhe stoikë në kërkesat tona – Greva vazhdon!”, ka shkruar ai.