By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini do të sulmojë Evropën, dhe Kina do të sulmojë Tajvanin? Parashikimi për vitin 2026
December 6, 2025
Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë
December 6, 2025
Një recetë bakllavaje me djathë që do t’ju lërë pa fjalë
December 6, 2025
Në vend të patateve: Qepët e pjekura me djathë janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese për mishin e pjekur
December 6, 2025
Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për rastin e grabitjes së arit në Suharekë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për rastin e grabitjes së arit në Suharekë
Lajme

Aktakuzë për rastin e grabitjes së arit në Suharekë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/26 at 12:19 PM
Kosova Times Published May 26, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të tre të pandehurve (K.G., B.B., B.I.), për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK. Po ashtu, B.B. dhe B.I., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1, të KPRK-së.

 

Të pandehurit akuzohen për grabitjen e rëndë që iu bë një argjendarie në Suharekë në fund të vitit 2023, ku ishte marrë sasi e madhe e arit, teksa një polic ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar.

“L.C., dhe T.B., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të grabitjes” nga  neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së.  Po ashtu, T.B., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 parag.1 të KPRK-së. Sipas aktakuzës, të pandehurit K.B., B.B., dhe B.I., me datë 22.11.2023 në ora 15:45min në qytetin e Suharekës, në argjendarinë “D.“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B., me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme. Të njëjtit, nisen me automjet në drejtim të Suharekës, dhe me të arritur në afërsi të argjendarisë “D”, e ndalojnë automjetin, dhe nga automjeti dalin të pandehurit K.B., B.B., dhe B.I., të shoqëruar me të ndjerin D.G., që të gjithë të armatosur dhe të maskuar, në atë mënyrë që i pandehuri B.B., i armatosur, pret jashtë objektit në rrugë,  ndërsa i pandehuri B.I., e kapërcen banakun e argjendarisë duke ia drejtuar armën të dëmtuarit A.B., dhe të njëjtin, e neutralizon në dhomën e pasme të argjendarisë, duke ia lidhur duart, e duke e mbajtur nën kanosje të armës. Pastaj K.B., së bashku me D.G., fillojnë t’i thyejnë vitrinat, ku kanë qenë të vendosura stolitë e arit, dhe me shpejtësi të madhe e mbushin një thes, dhe me armë në duar dalin nga lokali. Të njëjtit, me shpejtësi nisen në drejtim të veturës, ku ishte duke i pritur i pandehuri B.B., i cili me të parë policinë shkrep disa herë në drejtim të tyre me pushkë gjysmë automatike. Më pas, të njëjtit vazhdojnë nga fshati Sopijë në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt, ku nga aty dalin nga automjeti, i marrin stolitë me vete, në sasi prej 3 kilogram e 71 gram, duke i shkaktuar të dëmtuarit T.B., dëm në vlerë prej 133,711.34 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje theksohet se të njëjtit, pastaj hipin në dy automjete të tjera, dhe nisen në drejtim të Prishtinës, ku njëri nga automjetet ndalet në afërsi të argjendarisë “B.” në Prishtinë, dhe arin e  grabitur e dorëzojnë në lokalin e T.B., për ta fshehur dhe pastaj për ta larguar nga aty. Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri L.C., prej mesit të muajit nëntor të vitit 2023, e deri në momentin e arrestimit me datën 30.11.2023, me dashje i ndihmon të pandehurit B.B., B.I., K.B., dhe D.G., për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ashtu që i jep premtim paraprak se do t’i fshehë provat e kryerjes së veprës penale dhe të pandehurit.

Në anën tjetër, i pandehuri T.B., prej mesit të muajit nëntor të vitit 2023, e deri në momentin e arrestimit 30.11.2023 me dashje ndihmon të pandehurit e lartpërmendur, për kryerjen e veprës penale të grabitjes. I njëjti, në argjendarinë e tij “B.” e cila gjendet në Prishtinë, pranon nga të pandehurit B.B., dhe të tjerët, stolitë e arit të grabitura në peshë prej 3 kilogram e 71 gram, duke i fshehur fillimisht në kasafortën e vet, e pastaj pjesën më të madhe e ka dërguar në drejtim të panjohur. Me këto veprime, secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të grabitjes” sipas KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit B.I., B.B., dhe T.B., secili veç e veç, kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

“Prokurori i rastit ka propozuar që të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjeteve me të cilat janë kryer veprat penale të lartcekura, si dhe gjësendet e përfituara përmes kryerjes së veprës penale, dhe atë: një mori armësh të kalibrave të ndryshëm, karikatorë, fishekë, stoli ari ngjyrë të verdhë 439.6 gr., stoli të ndryshme ari 1969.55 gr., stoli argjendi 61.67 gr., bizhuteri të ndryshme 1690.14 gr., para të gatshme në vlerë prej 3.178.58 €, vetura të markave të ndryshme, telefona etj. Gjithashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

You Might Also Like

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Kosova Times May 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Intensifikohen kërkimet për nëndetësen e zhdukur

Kosova Times Kosova Times June 22, 2023
Zgjidhet kryesuesi dhe asamblistët e rinj të Mitrovicës së Veriut
Policia shqiptoi 2.091 gjoba trafiku për 24 orë
Krasniqi: U rritëm për 50 mijë vota, rezultat historik
Horoskopi për datën 25 Prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?