By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami: Prokuroria duhet ta dijë, korrupsioni më i madh në energji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami: Prokuroria duhet ta dijë, korrupsioni më i madh në energji
Lajme

Bajrami: Prokuroria duhet ta dijë, korrupsioni më i madh në energji

Kosova Times
Last updated: 2025/05/26 at 3:29 PM
Kosova Times Published May 26, 2025
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka korrupsion më të madh se sa korrupsioni që po ndodhë me energji, e këtë sipas saj, duhet ta dijë Prokuroria.

 

Ajo ka thënë se duhet të hetohet çdo gjë, në të gjitha institucionet.

“Duhet të hetohet KEK-u: Pse remontet bëhen dimrit? A është gjeneruar energji më shumë verës e natën kur nuk kemi konsum edhe aq, më pak ditën duke ndikuar në rritjen e importit? Të hetohen tenderët dhe ndikimi i realizimit të tyre në kapacitetet gjeneruese dhe rritjen e importit?”, shkroi ndër të tjera ajo.

Tutje, sipas Bajramit, duhet të hetohet edhe Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe sipas saj të hetohen ndërhyrjet në KEK, ZRRE, e KOSST.

“Duhet të hetohet Qeveria, /Ministria e Ekonomisë dhe ndërhyrjet politike në KEK, ZRRE dhe KOSTT. Duhet të hetohet KOSTT-i: Si është e mundur që çmimet në ALPEX janë më të shtrenjta sesa në HUPX gjatë tërë vitit 2024 dhe gjatë viti 2025? Si është lejuar të kalojë importi i energjisë me çmim transporti deri në 800 euro për MWh? Duhet të hetohet ZRRE-ja, sepse kjo licencon KEK-un, KOSTT-in dhe të gjithë operatorët privatë. Duhet të hetohet NOA si tregtari më i madh i energjisë dhe lidhjet e kësaj kompanie me Serbi e me këdo në Kosovë si dhe kompanitë dhe palët e tjera përfituese në krejt këtë situatë”, ka thënë ajo.

Sipas deputetes së LDK-së, kushdo që e zbardh këtë skemë, siç thotë ajo, do të hyjë në historinë e këtij shteti si patrioti më i madh i pasluftës.

“Përndryshe, nëse ky skandal i përmasave të Watergate heshtet dijeni të gjithë se do të shkatërrojë ekonominë e këtij vendi dhe do ta varfërojë çdo familje në Kosovë. Mos harroni, në Kosovë janë mbi 700 mijë njehsorë/matës të energjisë – një euro më shumë në muaj për secilin, llogaritni sa kushton, por rritja prej 128% sa mendoni se është? E rritja deri në 260% për 1300 biznese – sa? Krejt këto kanë çmimin e të ardhmes së këtij vendi – nuk guxojmë me u bë peng i këtyre përfituesve, andaj na duhet reagim!”, tha ajo.

Bajrami shtoi se një shtet dhe një shoqëri nuk mund të dorëzohen para veprës më të madhe korruptive që po ndodh në historinë e vendit.

“Falënderoj gazetarët që kanë shpërfaqë fakte shokuese dhe na i kanë hapë sytë me gisht siç thotë populli, për me pa se çka po ndodhë në sektor”, përfundoi postimin e saj deputetja e LDK-së.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times May 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish-pjesëtari i FSK-së deklarohet i pafajshëm në gjykatë

Kosova Times Kosova Times March 16, 2023
Një kolonel përgjegjës për mobilizimin u gjet i vrarë me armë zjarri
Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasje
BQK do të marrë pjesë në takimin e Brukselit
Normalizimi i dhunës që mund të çojë në vrasje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?