By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli kërcënon Evropën: “Nëse e njihni Palestinën, ne do të aneksojmë një pjesë të Bregut Perëndimor”
May 27, 2025
Operacion i madh ndërkombëtar: Arrestohen 14 kontrabandistë kokaine, sekuestrohen 780 kilogramë
May 27, 2025
‘Ikja e trurit’ nga Rusia shënon rekord 25-vjeçar
May 27, 2025
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kimike në Kinën lindore
May 27, 2025
AP: Më shumë se 200 të burgosur ukrainas vdiqën në burgjet ruse gjatë luftës
May 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Festë e dyfishtë në shkollën Azem Bejta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Festë e dyfishtë në shkollën Azem Bejta
Opinion

Festë e dyfishtë në shkollën Azem Bejta

Kosova Times
Last updated: 2025/05/26 at 6:44 AM
Kosova Times Published May 26, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ditën e premte të datës 23 Maj 2025 në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, në praninë e qindra pjesëmarrësve u shënua dita e shkollës dhe u bë inaugurimi i bustit të Azem Bejtës, emër ky, të cilin e bartë me krenari shkolla e jonë prej më shumë se pesë dekadave.

Shënohet 79 vjetori i shkollës dhe përurohet busti i Azem Bejtës

Ky manifestim i dyfishtë kulturor fillojë me intonimin e himnit kombëtar, për të vazhduar më pas me përshëndetjet e zakonshme nga moderatorët e programit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi, të cilat më pas i ftuan edhe për nga një fjalë rasti: Fadil Berisha (drejtor aktual i shkollës), Zenun Elezi (kryetar aktual i Klinës), Sejdi Baleci (kryetar i fshatit Grabanicë), Zenun Zeqa (veprimtar), Adem Geca (veteran i arsimit dhe veprimtar nga Istogu) dhe Florim Zeqa (ish arsimtar i kësaj shkolle dhe veprimtar i ardhur enkas nga Italia për këtë eveniment festiv.

Të gjithë oratorët uruan ditën e shkollës dhe përurimin e bustit të heroit kombëtar, dhe secili në mënyrën e tyre shpalosen kujtime nga historia e lavdishme e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë, por fjalët e veprimtarit Florim Zeqa ishin prekëse dhe emocionuese, siq ishte emocionues telegrami përshëndetës i ish drejtorit historik Selman Etemi, i drejtorit të pavarësimit të arsimit shqip nga Serbia.

Pas fjalëve të rastit, u mbajt një program kulturor-artistik i përgatitur nga stafi organizativ, me një përformancë të shkëlqyer të nxënësve shkollës, të cilët me përkushtim dhe talent të rrallë artistik me recitime, këngë dhe valle me motive të luftës së fundit heroike për çlirimin e Kosovës ngjallën emocione të pa përshkruara tek pjesëmarrësit këtij eveniment festiv.

Pas përfundimit të programit artistik, radha i erdhi momentit më kulmor të zbulimit të bustit të heroit kombëtar Azem Bejta, një moment sa solemn po aq madhështorë me vallen e tupanëve, që simbolizoi nderimin për figurën historike e cila u bë frymëzim i shumë brezave të atdhetarëve deri në çlirimin përfundimtar nga Serbia.

Azem Bejta është figurë që simbolizon guximin, qëndresën dhe dashurinë për atdhe, që i kishte futur tmerrin forcave pushtuese serbe edhe pesë dekada pas rënies heroike me emrin dhe krenarinë e tij në shkollën tonë.

Nga kjo shkollë kanë dalë kuadro që fillet e diturisë i morën pikërisht këtu, me të cilët sot mburret kombi ynë. Figura madhore të penës dhe të pushkës, të drejtësisë dhe të politikës, të shkencës dhe të publicistikës të cilët kanë kontribuar në ndriçimin historisë sonë dhe në trasimin e rrugës sonë kombëtare.

Me emrin dhe veprën madhore të Azem Bejtës do të jemi gjithmonë krenarë dhe të vendosur, unik dhe më të bashkuar për të ardhmen e ndritshme të gjeneratave të ardhshme!

Kjo ditë festive ishte një dëshmi e respektit për të kaluarën dhe përkushtimit për të ardhmen e ndritur përmes procesit edukativo-arsimor në këtë shkollë, duke ua bërë të qartë brezave të rinj rëndësinë e qëndresës heroike dhe dashurinë së pafundme për atdhe.

Shkolla “Azem Bejta” nuk ishte thjeshtë vetëm një institucion arsimor, por një bastion ì rezistencës kundër pushtuesve serbë dhe fushëbetejë e mbrojtjes së identitetit kombëtar, ku çdo nxënës, mësues dhe banor i këtij lokaliteti e ndjente peshën e historisë dhe përgjegjësisë kombëtare për ta mbajtur të gjallë emrin e shkollës në kohët më të vështira. Kjo shkollë ka qenë dhe do të mbetet një vatër e dijes, kulturës dhe e atdhedashurisë së përhershme.

Vendosja e bustit pranë shkollës nuk është thjesht një akt përurimi, është një përgjigje e fuqishme ndaj çdo përpjekjeje për ta tjetërsuar të kaluarën dhe historinë e lavdishme të lokalitetit tonë.

Ky nuk është një rikthim në rrënjët e krenarisë sonë kombëtare, por është vazhdimësi në rrugën e dijes dhe të edukimit të shëndoshë të brezave të rinj në frymën e pastër kombëtare.

Në këtë ngjarje festive ishin të pranishëm nxënës dhe arsimtar, prindër dhe veprimtarë, autoritete komunale, familje të dëshmorëve, përfaqësues të KFOR-it italian, mediume televizive në krye me RTV “Fontana” e cila me profesionalizëm të lartë e mbuloj çdo detaj të këtij tubimi festiv.

Pas zbulimit të bustit të Azem Bejtës, kolektivi i shkollës e kishte organizuar një koktej rasti për të gjithë të pranishmit, mirëpo asgjë nuk përfundon me kaq!

Mikëpritja dhe bujaria e banorëve të fshatit Grabanicë vazhdoj në Restorantin ‘Gëzimi’, afër rreth-rrotullimit për Klinë, ku e kishin përgatitur një drekë të shijshme me ushqime tradicionale për të gjithë të ftuarit e manifestimit në Grabanicë.

Shkolla Fillore “Azem Bejta” në Grabanicë, vatër diturie dhe bastion i rezistencës ndaj pushtuesve serb

Isha me fat, që gjatë punës edukativo-arsimore në shkollën fillor “Azem Bejta” në Grabanicë, për krah i kisha edhe ish arsimtarët e mi të dikurshëm, kolegë të respektuar, nga të cilët mësova shumë rreth mënyrave të mësimdhënies dhe aspekteve tjera pedagogjike.

Ishte një privilegj i veçantë dhe përgjegjësi njëkohësisht që ta vazhdoja punën e arsimtarit Tahir Berisha, i cili kishte lënë gjurmë të pashlyera tek nxënësit dhe personeli arsimor.

Konsideroj se kisha fatin e madh dhe privilegjin e angazhimit të drejtpërdrejtë në rrjedhat e procesit edukativo-arsimor në një periudhë tepër të veçantë të historisë më të re të Kosovës.

Ishte kjo periudha, sa e vështirë dhe e mundimshme, por edhe krenare.

Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, me të drejtë konsideroheshin heronjët e epokës së ndarjes nga sisetmi okupues i Serbisë. Të ishe punëtor arsimit shqip në atë periudhë historike, ishte sakrificë dhe sfidë e mundimshme në përballje të përditshme me regjimin okupues të Serbisë.

Ishte vullneti dhe dëshira e madhe për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në njërën anë, ndërsa në tjetrën nënkuptonte rezistencën kundër okupimit barbar serb.

Shkëputja e arsimit shqip nga sistemi arsimor i Serbisë dhe mbajtja e arsimit shqip nën logon e Republikës së Kosovës, edhe pse në rrethana okupimi, ishte “De facto” pavarësim i Kosovës nga Serbia.

Me organizimin e sistemit arsimor, organizimit të jetës shëndetësore, kulturore dhe sportive, Republika e Kosovës i filloj hapat e parë, por shumë të rëndësishëm të shtet formimit.

Me të filluar sistemin paralel arsimor, fillojnë edhe sulmet e pareshtura të regjimit serb ndaj punonjësve arsimor. Punëtorët e arsimit shqip kudo në Kosovë u bën cak i ndjekjeve, persekutimeve dhe vrasjeve të mësuesve, arsimtarëve dhe drejtorëve të shkollave shqipe, siç ishte rasti i vrasjes së mësuesve në Uçë të Istogut, vrasja e drejtorit Haki Povataj në Strellcë të Deçanit, vrasja e mësuesit Halil Geci në Llaush të Skënderajt, e shumë raste tjera në mbarë Kosovën.

Mirënjohje atdhetare për ideatorin e bustit, të gjithë kontribut dhënësit dhe autoritetet komunale që mundësuan realizmin e kësaj vepre madhore monumentale, e në veçanti për veprimtarin dhe kryetarin emblematik të fshatit Grabanicë, të madhin Sejdi Baleci, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për ta bërë realitet iniciativën e drejtorit historik Selman Etemi për vendosjen e bustit, këtij projekti madhor me vlera kombëtare.

Urime dita e shkollës, urime përurimi i bustit të heroit kombëtar Azem Bejta. E gëzofshim për jetë e mot shkollën e re dhe ta ruajmë me kujdesin maksimal objektin e vjetër shkollor me vlera historike, në të cilin e kemi trashëgiminë e shumë brezave atdhetarësh.

You Might Also Like

Maloku kërkon me urgjencë reformë të thellë zgjedhore: Votimit “ahtisarian” duhet t’i vije fundi!

E turpshme, ndërkombëtarë hipokrit

Interesat e kujt përfaqësojnë strukturat e LDK-së?

Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?

Politikanët u bënë yje të skenës publike, kurse qytetarët mbeten vëzhguesit që duartrokasin

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times May 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shqipëria i kërkon Kinës ta shmangë dënimin me vdekje për një shtetas shqiptar

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Kërkohet rritja e buxhetit për kërkime shkencore
Sekretari i shtypit i Navalny konfirmoi vdekjen e tij
Rusia vodhi bombarduesit strategjikë të Kazakistanit – dhe i shpëtoi pandëshkueshmërisë
Greta Thunberg dhe bashkëpunëtorët e saj kanë ngritur një padi kundër Suedisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?