“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai theksoi se Kosova ka paguar një çmim të lartë për liri, dhe se drejtësia për krimet serbe është një përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare.

“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe,” ka shkruar lideri i AAK-së.