“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka përgëzuar institucionet e Kosovës dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm.

“Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”, tha ai.