Të paktën njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital pas një të shtëne me armë në Karolinën e Jugut në SHBA, thonë autoritetet vendore.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me autorët e dyshuar ose se çfarë mund të fshihet pas të shtënave që ndodhën mbrëmjen e së dielës në komunitetin e Little River, raporton AP.
Gjithashtu, nuk ka informacion mbi gjendjen aktuale të të lënduarve.
Të shtënat ndodhën në një rrugë kryesisht me ndërtesa banimi dhe disa biznese lundrimi.
90 minuta pas raportimeve të para për të shtënat, policia deklaroi se incidenti është i izoluar dhe se nuk ka më asnjë rrezik për publikun.