By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 maj
May 28, 2025
Nesër përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit
May 28, 2025
Kurti: Qeveria mbështet prodhuesit në liberalizimin e tregut të energjisë
May 28, 2025
Faktori i brendshëm determinues për funksionimin e shtetit të Kosovës
May 28, 2025
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
May 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reportazh: “Gjysmë shekulli kujtime në bankat e Gjimnazit e sokaket e Gjakovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Reportazh: “Gjysmë shekulli kujtime në bankat e Gjimnazit e sokaket e Gjakovës
Opinion

Reportazh: “Gjysmë shekulli kujtime në bankat e Gjimnazit e sokaket e Gjakovës

Kosova Times
Last updated: 2025/05/27 at 9:44 PM
Kosova Times Published May 27, 2025
Share
SHARE
Nga Musa Kurhasku
Ishte një ditë e rrallë, një tubim që ndodh vetëm një herë në jetë. Një përvjetor që bashkoi kujtimet me rrugët, të kaluarën me të tashmen, zemrat me përqafimet dhe sytë me lotët. Në Gjakovën tonë të dashur, në Restoranin më mikpritës në Kosovë “Oksixhen” aty ku gjithçka filloi, u mblodhëm – ish-nxënësit e klasës IV-1 të Gjimnazit “Hajdar Dushi” – për të përkujtuar vitet e arta të rinisë sonë, kohën e vitit shkollor 1974-1975 dhe punën e jetën me vujtje e gëzime sfida të paharruar.
Një përvjetor i artë, i mbushur me emocione, përqafime dhe rrëfime të jetëve tona që u përhapën nëpër botë, por kurrë s’u shkëputën nga rrënjët e Gjakovës.
Momente të veçanta e njerëz të veçantë
Në mesin tonë, pas pesë dekadash qëndrimi në Amerikë, u kthye Haki Drrvishi – shoku ynë i hershëm që solli me vete mallin, lotët dhe kujtimet e paharruara. Ishte si të mos kishim kaluar kurrë kaq shumë vite – zëri, shikimi, përqafimi ishin po ato.
U takuam me Mervete Kurtishin – aktoren e njohur me qindra role të luajtura, që e ka nderuar artin dhe kulturën tonë me talentin e saj të rrallë. Ishte krenari ta kishim ndër ne, me buzëqeshjen dhe shpirtin që nuk ndryshon kurrë.
Ishte aty edhe Musa Kurhasku – gazetari i luftës, që me fjalën e tij të guximshme ka dëshmuar të vërtetat e kohëve më të vështira për vendin tonë. Një zë që s’është ndalur as në stuhi.
Në mesin tonë, me përkushtim dhe hijeshi, ishin edhe arsimtaret e përkushtuara: Drita Xhiha Hima dhe Violina Baraki Karaxha – të njohura për punën e tyre në arsim, për edukimin e brezave dhe dashurinë për dijen.
Me krenari përshëndetëm Raufe Zekën dhe Afërdita Xharra Kabashin – të dyja me formim të thellë arsimor, ku Afërdita, e cila jeton prej vitesh në mërgim, kishte sjellë me vete gjithë mallin e largësisë dhe fuqinë e një kujtese që nuk zbehet.
Tahir Kida, sociolog me përkushtim dhe vizion për shoqërinë, na rikujtoi se sa rëndësi kishte formimi ynë i hershëm për rrugën që ndjekëm. Ndërkohë që Murtez Ademaj, jurist dhe poet që jeton e punon në Zvicër, solli fjalë të urta e vargje të ndjera për këtë takim të rrallë. Naim Manxhuka, jurist që më vite në mërgim na shpalosi kujtime të shumta, Xhelal Sina një shok I vertet me mburrje fliste për kujtimet e viteve të shkuara. Të gjithë solli fjalë të ëmbla e dashuri vëllazërore në këte takim të rrallë.
E pranishme ishte edhe Shazane Kaja Bakia – arsimtare me përvojë shumëvjeçare, gjithmonë e përkushtuar në formimin e të rinjve, një shtyllë e dijes në komunitet. Dhe sigurisht, Gega Nushi – një shok i dashur dhe i respektuar, që me thjeshtësinë dhe urtësinë e tij, i dha ngjyrë çdo kujtimi që risollëm bashkë.
Me respekt e mirënjohje – Prof. Nysrete Vula, Sokol Hoxhen e Myrvete Myha Dula
Në çdo kujtim, në çdo përmendje të gjimnazit, nuk mund të mungonën emërat që ka lënë gjurmë të thella në formimin tonë: Si profesorja e gjuhës shqipe dhe kujdestarja e klasës për tri vite radhazi, Nysrete Vula. Me përkushtimin e saj të palodhur, me korrektësinë dhe dashurinë për gjuhën tonë, ajo na mësoi jo vetëm rregullat gramatikore, por edhe forcën e fjalës së pastër, bukurinë e letërsisë dhe krenarinë për gjuhën shqipe. Ishte figurë udhërrëfyese, e drejtë, kërkuese, por gjithnjë e afërt. Ajo na mësoi të shkruajmë drejt, të mendojmë thellë dhe të flasim me dinjitet – vlera që i bartim edhe sot. Prof. Sokol Hoxha e Myrvete Dula që ishin të dashur e të afërt me ne sikur prindër.
Një takim që I gëzoi zemrat
Gjenerat e vitit 1974-75 ishte më shumë se një udhëtim – ishte përjetim, hapje horizontesh dhe forcim i lidhjeve që nuk i ndan dot as koha, as largësia. Ishte hera e parë që shumë prej nesh prekëm një botë tjetër, por e kuptuam që vlera më e madhe ishim ne – një klasë që i dha shoqërisë mjekë, artistë, juristë, gjuhëtarë, ekonomistë, sociologë e arsimtarë,gazetar që edhe pas 50 vitesh mbajnë gjallë flakën e dijes dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
Rrugët e Gjakovës – skenë e përqafimeve të vonuara
Në këtë përvjetor, përqafimet ishin më të gjata, fjalët më të pakta, por më të thella. Kishte dhe lot – për ata që nuk janë më me ne, por që jetojnë në kujtesën tonë. Kishim sjellë fotografi, kujtime, libra, shenja kohe që e dëshmonin se IV-1 nuk ishte thjesht një klasë – ishte një jetë.
Në fund – një premtim
Në fund, me zemrat plot, dhimbje të ëmbla e krenari të thellë, bëmë një premtim: të takohemi sërish, të mos lejojmë kohën të na ndajë, sepse miqësitë e vërteta nuk plaken kurrë.
Gjakova dëshmoi sërish, kujtimet nuk vdesin, ato jetojnë përjetë, kur ndahen me zemër.

You Might Also Like

Faktori i brendshëm determinues për funksionimin e shtetit të Kosovës

Si duhet lexuar urimi i Ambasadës Amerikane për zgjedhjet në Shqipëri?

Hetimi i ministrit Peci, të dyshuar edhe prokurorët e korruptuar

Maloku kërkon me urgjencë reformë të thellë zgjedhore: Votimit “ahtisarian” duhet t’i vije fundi!

E turpshme, ndërkombëtarë hipokrit

Kosova Times May 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vulin për zgjedhjen e Dragan Shutanovacit për ambasador në SHBA: Ai do të dëshmojë se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë ishin “të justifikuara dhe të nevojshme”

Kosova Times Kosova Times January 17, 2025
Masa ndalimi për ferizajasin -kërcënoi zyrtarin policor përmes rrjetit social
Rita Ora dhe burri i saj shpërfaqin dashurinë e tyre duke shkëmbyer një puthje pasionante në Festivalin e Filmit në Venecia
Parashikimi i motit ne Shqiperi, 10 shkurt
Franca ndalon mjetet piroteknike për festën kombëtare, pas trazirave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?