By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BDI shpreh shqetësim për përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet publike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BDI shpreh shqetësim për përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet publike
Lajme

BDI shpreh shqetësim për përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet publike

Kosova Times
Last updated: 2025/05/28 at 9:32 AM
Kosova Times Published May 28, 2025
Share
SHARE

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim për punësimet e fundit në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok, ku janë angazhuar 12 persona të rinj dhe asnjë prej tyre nuk është shqiptar, ndonëse sipas kësaj partie, ky hidrocentral ndodhet në zonën e Gostivarit, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë.

 

Përmes një komunikate për medie, BDI bën të ditur se ky vendim paraqet një shembull të qartë të përjashtimit etnik në institucionet publike dhe shkon në kundërshtim me frymën e përfaqësimit të drejtë, për të cilën është ndërtuar modeli institucional i shtetit.

Sipas kësaj partie, një qasje e tillë, përveçse dëmton ndjeshëm besimin qytetar, e rrezikon kohezionin ndëretnik dhe komprometon parimet themelore të funksionimit demokratik dhe shumetnik të shtetit.

BDI thekson se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një tendence sistematike për spostimin e qytetarëve shqiptarë nga pjesëmarrja në institucionet shtetërore, për çka kemi ngritur shqetësime të përsëritura në muajt e fundit.

“I bëjmë thirrje Avokatit të Popullit, si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend të ndërmarrin menjëherë procedurat e nevojshme për vlerësimin e kësaj gjendje provokuese si dhe të konstatojë nëse ka pasur shkelje të të drejtave për përfaqësim të barabartë dhe mosdiskriminim, si dhe  me vëmendje të ndjekin këto zhvillime shqetësuese, të cilat bien ndesh me angazhimet për ndërtimin e një shteti gjithëpërfshirës, të drejtë dhe funksional”, thuhet në komunikatë

Tutje, BDI thekson se do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë të palëkundur për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për respektimin e barazisë dhe ruajtjen e karakterit shumetnik të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times May 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takoi presidenten e Sllovenisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times September 11, 2023
Rusia filloi të dërgonte tanke sovjetike në betejë për shkak të humbjeve të artilerisë
Vriten gjashtë ushtarë turq nga luftëtarët kurdë në Irak
Vazhdon gjykimi ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq për krime lufte
Pas grevës, punëtorët teknik të UP-së protestojnë sot
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?