Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare, të përbërë nga kolonelë të saj.
“Pata kënaqësinë të pres në Gllogjan kolonelë të nderuar të Ushtrisë Shqiptare, ku së bashku nderuam dëshmorët që dhanë jetën për lirinë tonë,” ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më shumë se një aspiratë politike.
“Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim, është garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë,” ka theksuar Haradinaj.