Sipas njoftimit, nënshkrimin e kontratave e bëri kryetari Sokol Haliti me përfaqësuesit e bizneseve përfituese, kurse të pranishëm ishin edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

Kryetari Haliti vlerësoi rëndësinë e kësaj zone ekonomike për zhvillimin e komunës së Vitisë dhe zonës së lindjes dhe uroi afaristët për zgjedhjen e tyre, duke shprehur besim në seriozitetin e tyre.

“Ai gjithashtu theksoi se ai dhe qeverisjes lokale do të vazhdojnë të mbështesin ata me qëllimin më të mirë të zhvillimin ekonomik të komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.

Haliti gjithashtu njoftoi se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për zgjerimin e Zonës Ekonomike dhe rritjen e saj për investime të mëtejshme.

Përndryshe Zona Ekonomike në Budrikë të Epërme të Vitisë ka një sipërfaqe prej 15.5 hektarë.