By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Media britanike “Express”: Shqipëria, shtëpia e peizazheve të jashtëzakonshme dhe vendeve historike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Media britanike “Express”: Shqipëria, shtëpia e peizazheve të jashtëzakonshme dhe vendeve historike
Turizëm

Media britanike “Express”: Shqipëria, shtëpia e peizazheve të jashtëzakonshme dhe vendeve historike

Kosova Times
Last updated: 2025/05/29 at 8:07 AM
Kosova Times Published May 29, 2025
Share
SHARE

Shqipëria ka një vijë bregdetare të gjerë prej 279 miljesh dhe është vetëm tre orë larg me linjë ajrore nga Britania e Madhe, shkruan Chris Samuel në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

Vendi i bukur në Evropën Juglindore është shpallur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në botë, këtë vit.

“HelloSafe”, publikoi listën e destinacioneve kryesore për t’u vizituar në vitin 2025, ku u renditën vendet që ofronin kosto më të përballueshme, siguri, klimë dhe përvojë autentike.

Kompania tha se në përzgjedhjen e saj u vlerësuan faktorë – duke përfshirë koston e përgjithshme të një qëndrimi të plotë, destinacionet ende të paprekura nga turizmi masiv, cilësinë objektive të përvojës si, moti i favorshëm, pasuria kulturore, shumëllojshmëria e aktiviteteve dhe popullaritetin dhe perceptimin pozitiv të vendeve.

Shqipëria, e vendosur në Gadishullin Ballkanik doli në krye të listës – me një rezultat prej 75,8, duke reflektuar reputacionin në rritje të vendit si një destinacion udhëtimi.

Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, Shqipëria ka një kosto më të përballueshme.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u shpall së fundmi nga “TimeOut” si një ndër opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje e shkëlqyer për turistët me buxhet të kufizuar.

Qyteti është një nga destinacionet më të lira përsa i përket ushqimit dhe aktiviteteve krahasuar me kryeqytetet dhe qytetet e tjera evropiane.

Kostoja e biletave të hyrjes në muzetë kryesore varion nga 2,5 deri në 5 paund, dhe një krikëll birrë kushton 2,96 paund.

Kostoja mesatare e një “Airbnb” me një shtrat është 40 paund nata. Një vakt për dy persona mund të kushtojë midis 21 dhe 25 paund, zakonisht me porcione mjaft “bujare”.

Vendi ka një vijë bregdetare të gjerë prej 279 miljesh me një mori plazhesh me rërë të artë, ujëra të pastra dhe vendpushime të qeta.

Shqipëria, gjithashtu është shtëpia e peizazheve të jashtëzakonshme malore dhe një larmie të pasur vendesh historike.

Pikat kryesore përfshijnë Apoloninë, rrënojat e një qyteti të lashtë ilir rreth 12 kilometra nga qyteti jugor i Fierit, si dhe Beratin me fortesën e tij epike dhe arkitekturën mbresëlënëse që daton që nga shekulli XIII.

Shqipëria është më pak se tre orë larg Britania e Madhe me linjë ajrore, duke e bërë atë një destinacion të shkëlqyer për një fundjavë të gjatë. //a.i/

https://www.express.co.uk/news/world/2057445/beautiful-underrated-european-seaside-country-albania

You Might Also Like

Alpinistët ngjitje në majën e Gjallicës të zbardhur nga dëbora

Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë

Budapesti ka vendosur t’ua kthejë qendrën e qytetit banorëve të tij

Qyteti shqiptar si alternative e destinacionit për verën e ardhshme

Këto janë qytetet më të ndyra në botë

Kosova Times May 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump: Tani e tutje, Irani do të mbajë pasojat për çdo të shtënë që do të qëllojnë Houthis

Kosova Times Kosova Times March 17, 2025
A i kontrollojnë talibanët kontrabandistët në kufirin Serbi-Hungari?
SHBA, miratohet buxheti për të shmangur mbylljen e qeverisë
Specialja arreston Fahri Fazliun
E vërteta e trishtueshme është se Putini po përgatitet për një luftë edhe më të madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?