Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, në takimin e sotëm me pjesëmarrje dhe të kreut të VV-së, Albin Kurti, ka konfirmuar mbështetjen dhe njëherazi kanë vendosur për nominimin e kryetarit Shpejtim Bulliqi për mandatin e rradhës, për të vazhduar mirëqeverisjen për qytetarët e komunës së Besianës.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti tha se kryetari Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
“Me këtë mbështetje të merituar, kryetari Bulliqi do ta drejtojë komunën edhe për një mandat tjetër për ta vazhduar rrugën e mirëqeverisjes, zhvillimit dhe shërbimit të drejtë ndaj qytetarëve. Urime profesor Bulliqi për nominimin”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.