By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, 10 në pranga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, 10 në pranga
Lajme

Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, 10 në pranga

Kosova Times
Last updated: 2025/05/30 at 1:27 PM
Kosova Times Published May 30, 2025
Share
SHARE

Pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive Policia e Tiranës ka goditur një grup që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar  “Puzzle”, janë vënë në pranga 10 persona dhe dy janë shpallur në kërkim. Ndërkaq janë sekuestruar “14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë”.

Policia njoftoi se “bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç”.

Sipas policisë nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri, kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

“Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara kanabisi”, njoftoi policia.

Sipas policisë po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë  intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ata

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Kosova Times May 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rruga Prizren-Prevallë i bën me aktakuzë 10 zyrtarë të MI-së

Kosova Times Kosova Times August 23, 2023
Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së
Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e të dhënave personale
“Nëse Vuçiq vazhdon të konsiderohet si garant i stabilitetit, shpresa për Bashkimin Evropian rrezikon të shuhet”
Çmimi Nobel për Letërsinë 2024 shkoi për Han Kang
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?