“Qe 16 herë është duke dështuar si rezultat i bojkotit dhe sabotazhit të opozitës”, ka thënë ai, duke folur për dështimin e votimit të komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryekuvendarit.

“Si LVV përpos zhgënjimit, përveç parregullësi edhe me mungesën e seriozitetin e deputetëve dhe agjendave të ulëta, jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të sqarohet çështja e votimit të fshehtë. Jemi në pritje edhe me aktvendimin tjetër për manipulimin e votave të LVV-së nga diaspora”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se po vazhdojnë bisedimet me NISMA-n për arritjen e një marrëveshje. “Ne jemi në diskutim me NISMA-n për të gjitha temat. Do të vazhdojmë t’i dëgjojmë kërkesat dhe mendimet e tyre. Këtë kontakt jemi duke e bërë vazhdimisht dhe do të kontaktojmë çdo deputet, të cilët nuk e kanë humbur arsyen nga partitë e tyre relevante dhe të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”, ka thënë ai.

“Për ta sqaruar edhe një herë, nuk janë dy por të gjithë deputetët shqiptarë. Konsideroj që kolegët tanë nga LDK nuk kanë nevojë që të sajojnë storje të paqëndrueshme, ku mundohen ta mbulojnë pafuqinë e tyre”, ka thënë ai, si kundërpërgjigje për deklaratën e Anton Çunit nga LDK, i cili në seancën e kaluar ka thënë se dy deputetë nga kjo parti po kontaktohen nga LVV për arritjen e një marrëveshje, duke thënë se po ju premtohen përfitime në biznese familjare.