By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj kujton Xhemajl Fetahajn dhe operacionin Shigjeta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj kujton Xhemajl Fetahajn dhe operacionin Shigjeta
Lajme

Haradinaj kujton Xhemajl Fetahajn dhe operacionin Shigjeta

Kosova Times
Last updated: 2025/05/31 at 12:29 PM
Kosova Times Published May 31, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 31 Majin si një ditë të heroizmit dhe sakrificës së jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë, duke nderuar veçanërisht emrat e atyre që ranë në këtë datë për idealin e lirisë dhe bashkimit kombëtar.

 

“Në këtë datë përkujtojmë me nderim heronjtë Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala, dy trima që u bënë pjesë e një momenti vendimtar në historinë tonë. Thyerja e kufirit që për një shekull ndau shqiptarët, ishte ëndërr e shumë brezave. Ata, me guximin e tyre, i dolën përballë rrezikut, për ta mbrojtur nderin e Atdheut dhe për ta shkruar me gjak historinë e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kujtuar me krenari edhe Operacionin “Shigjeta” të Brigadës 128 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e ka cilësuar si një ndër betejat më vendimtare kundër okupatorit serb.

“Trimëria dhe vendosmëria e luftëtarëve të kësaj brigade do të mbetet shembull i përjetshëm i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun”, theksoi Haradinaj.

Në përkujtimin e tij, ai ka sjellë në vëmendje edhe 26-vjetorin e masakrës mbi familjen Gërxhaliu, ku 13 anëtarë të një familjeje – përfshirë fëmijë, gra e pleq, u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë.

“Selatini, i zoti i shtëpisë dhe njëherësh luftëtar i dalluar i Brigadës 142 ‘Mehë Uka’, ra atë ditë në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij”, ka shkruar Haradinaj, duke shprehur nderim të veçantë për këtë akt trimëror e njerëzor.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe emrat e luftëtarëve që ranë më 31 maj anekënd vendit: Asllan Hoti, Avni Buqaj, Bahti Buqaj, Beran Gashi, Ejup Bletaj, Ejup Kosumi, Gani Saramati, Safet Ajeti, Safet Peci, Salih Halilaj, Selver Maqkaj dhe Shpend Berisha, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.

“Heroizmi dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë”, përfundon Haradinaj.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times May 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sot Ballkani-Larne, drejtpërdrejt në RTK, Drita sfidon Auda-n

Kosova Times Kosova Times August 8, 2024
Autoritetet ruse planifikojnë të mbledhin 570 miliardë rubla nga rusët e pasur
Horoskopi ditor për 6 dhjetor
KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit dënojnë deklaratat e Besnik Berishës: Sulm ndaj pavarësisë së Prokurorisë
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?