Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna tha se bizneset nuk janë kundër tregut të lirë, por kërkojnë shtyrjen e vendimit derisa të përgatitet siç duhet tregu.

“Derisa ka mundësi ta gjej një zgjidhje, ta shfrytëzojë edhe këtë kohë, që të kërkojë nga ZRrE të shtyjë vendimin që bizneset tona të mos dalin në tregun e lirë, sepse do të dëmtohen dhe do të ketë efekte të mëdha negative për bizneset, do të ketë efekte negative për ekonominë e vendit, por do të ketë efekte negative edhe për qytetarët. Kërkesa jonë është vetëm që të shtyhet për një kohë, që të përgatitet tregu më mirë, ose të përgatitet mirë, sepse nuk është përgatitur fare. E theksoj edhe një herë, asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë, Biznesi po e kërkon vetëm fazën e tranzicionit”, ka theksuar Rafuna.

Më tej ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e pavarur nga ZRrE, dhe të dërgojë para këto kërkesa.

“Kjo konferencë sot është edhe një kërkesë për institucionet, sidomos për qeverinë, se qeveria ish dashur me qenë, dhe është e ndarë prej ZRrE-së, qeveria është në shërbim të qytetarëve, është në shërbim të biznesit, ne i Odë Ekonomike kemi të drejtë me i avoku dhe me i mbrojt të drejtat e biznesit, e kemi me ligj, e kemi obligim ligjor, dhe i bëjmë thirrje si partner që jemi të sektorit privat Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ta gjej mundësinë, masën dhe të ulet me ZRrE-në dhe ta shtyjë edhe për një kohë daljen në treg të lirë. Ta përgatitim tregun, të mos luajmë me ekonominë e vendit”, ka thënë ai.