By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812
October 31, 2025
Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
October 31, 2025
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siguria në shkolla, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Siguria në shkolla, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor
Lajme

Siguria në shkolla, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor

Kosova Times
Last updated: 2025/05/31 at 9:56 PM
Kosova Times Published May 31, 2025
Share
SHARE

Nën vëzhgimin e kamerave, mësimi në shkollat e komunës së Rahovecit zhvillohet normalisht. Por, në njërën nga shkollat më të mëdha të kësaj komune, kohë më parë u tentua të demolohet dhe të vidhen pajisje duke e dëmtuar komplet rrjetin e vëzhgimit.

 

Në shkollat e komunës së Rahovecit janë instaluar kamerat e sigurisë, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimor gjatë orarit të punës. Sipas Avni Morinës, drejtor i Arsimit në këtë komunë, në objektet shkollore që nuk ka pasur mbulueshmëri me kamera, kanë ndodhë vjedhje dhe demolime.

“Në njërën prej shkollave që është edhe shkolla më e madhe e komunës sonë, është shkolla “Isa Boletini”, njëri objekt i saj ka pas instalimin e kamerave, mirëpo për shkak të prishjeve që kanë ndodhur, dhe një rasti të tentim vjedhjes, që ka ndodhur në vitin e kaluar, ishte prishur sistemi i monitorimit më kamera, ne e parashikuam si projekt dhe tashmë e kemi përfunduar, ndërkohë që do të vazhdojmë edhe me objektin e shkollës profesionale, e cila nuk ka pas kamera”, thotë Avni Morina, drejtor i DKA-së në Rahovec

Vendosja e kamerave, instinktivisht ndikon edhe në rregullin dhe sjelljen e nxënësve dhe mësimdhënësve. Shkolla më e madhe e Rahovecit,” Isa Boletini” numëron 1027 nxënës, në dy objekte me 50 paralele, ndërsa monitorohet nga 21 kamera, thotë drejtori Sakip Kryeziu.

“Me plot përgjegjësi po e them është shumë më lehtë me e menaxhua, e shofsh hyrjen e daljen, i shohish edhe pjesët përreth shkollës kush është, kemi pas edhe rastin që kemi pas si demolim kur kemi mbetur pa kamera, por edhe kur janë rivendos kamerat, është një ndjesi e veçantë se sado-kudo fëmijët kur e shohin se janë nën vëzhgim e kanë një sjellje pak më serioze dhe sillen siduhet”, thotë Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës së mesme të ulët ” Isa Boletini”.

E nxënësit pohojnë se, nën vëzhgimin e kamerave, ndihen më të sigurt, në orët e mësimit dhe ambientet e jashtme të shkollës.

“Po, e di që është nën vëzhgimin e kamerave dhe është një siguri e madhe sepse nëse mund të ndodh diçka, atëherë ka kamera që mund të shohim se çfarë ka ndodhur”, thotë nxënësja Vesa Daka.

“Jemi më të sigurt tani që ka kamera, sepse na vëzhgon ç’do gjë që bëjmë, jemi më të sigurt nga problemet, sepse më herët kur nuk kishim kamera, disa nxënës, mund të krijonin probleme”, shton nxënësja Amel Hoxha

“Me vendosjen e kamerave është rritur niveli i sigurisë në shkollë, sepse në të kaluarën kur nuk kishte kamera, kemi pasur dëmtime të herëpashershme në pronën e shkollave”, thotë Avni Morina, drejtor i DKA-së.

Në disa shkolla si ajo në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, nuk ishin planifikuar vendosja e kamerave, ndërsa drejtori Morina tha se tashmë edhe në këto shkolla do të vendosen nën vëzhgimin e kamerave, pasi është bërë edhe projekti. Për të mbuluar me kamera katër shkolla, komunës së 12 mijë euro për ta monitoruar procesin mësimor në katër shkolla të komunës së Rahovecit.

 

You Might Also Like

Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara

Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit

U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812

Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme

Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt

Kosova Times May 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën

Kosova Times Kosova Times February 2, 2023
Bislimi takim lamtumirës me Hovenier: SHBA mbetet aleati kryesor i Kosovës
Çka pas 27 shkurtit?
Policia franceze arreston të dyshuarin për shpërthimin afër sinagogës
Konjufca pret Escobar: Çdo marrëveshje duhet të respektojë sovranitetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?