“Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore. Puna po bëhet, seancat thirren sipas rregullores. Deputetët kanë detyrim të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë qytetarët, kjo është përgjegjësi kushtetuese,” u shpreh Zemaj.

Ai theksoi se përkundër mungesës së vendimmarrjes, prania në Kuvend është detyrë që po përmbushet nga shumica e deputetëve.