By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet
January 7, 2026
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë
January 7, 2026
Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
January 7, 2026
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
January 7, 2026
Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ️Strategjia hibride e Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > ️Strategjia hibride e Serbisë
Opinion

️Strategjia hibride e Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/02 at 12:28 PM
Kosova Times Published June 2, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Drizan ShALA

Strategjia hibride e Serbisë në raport me Kosovën është intensifikuar në vitet e fundit përmes një qasjeje të shumëfishtë që synon destabilizimin gradual institucional dhe ndërshoqëror në vend. Një nga format më të sofistikuara të kësaj strategjie është instrumentalizimi i të rinjve, veçanërisht maturantëve serbë në veri të Kosovës, duke i përdorur ata si simbolikë politike për të ndërtuar një narrativë ndërkombëtare të “represionit shtetëror” nga autoritetet kosovare.

️Përmes inskenimeve të protestave, bojkotit të testimeve dhe ndërhyrjeve të policisë në raste të planifikuara, krijohet një iluzion i një krize të të drejtave të njeriut, duke e zhvendosur vëmendjen nga thelbi politik i problemit drejt një dimensioni gjoja humanitar.

Një tjetër komponent i kësaj strategjie është përdorimi i elementit fetar si mjet për të thelluar ndarjet etnike dhe për të konsoliduar një ndjenjë të rreme “rreziku kulturor” në mesin e komunitetit serb. Ndryshimet administrative të emërtimeve të rrugëve nga emrat e figurave historike serbe – shumë prej të cilëve janë figura fetare me të kaluar të lidhur me dhunën dhe nacionalizmin – në emërtime që përfaqësojnë identitetin civil të shtetit të Kosovës, paraqiten në mediat serbe si “shlyerje e trashëgimisë serbe”. Kjo përdoret për të mobilizuar opinionin publik serb dhe për të legjitimuar intervenimin e strukturave ilegale në veri si “mbrojtje e identitetit”.

Së fundmi, Serbia po e shfrytëzon dobësinë politike në Prishtinë për të ndërtuar një narrativë ndërkombëtare të një shteti të dështuar, duke e paraqitur Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si zgjidhjen e vetme për “shpëtimin” e komunitetit serb në baza etnike dhe fetare. Kjo narrativë promovohet përmes një fushate të koordinuar mediatike të platformave si Kosovo Online, të financuara nga Serbia, të cilat prodhojnë përmbajtje të targetuar në drejtim të opinionit ndërkombëtar dhe diasporës.

Kjo qasje hibride – që kombinon faktorët edukativë, fetarë dhe politikë – synon jo vetëm destabilizimin e brendshëm të Kosovës, por edhe legjitimimin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Serbisë në çështjet e saj “të brendshme”, përmes një “ndërhyrjeje të butë” me justifikim etno-fetar.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Drizan Shala
Kosova Times June 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Planifikonte të vidhte pyllin, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Kosova Times Kosova Times September 18, 2024
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritët t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme
Sali Berisha flet për humbjet në Kamëz, Vorë dhe Elbasan
Një orë e gjysmë pritje në dalje të Merdarit, një orë te Dheu i Bardhë
Arrestohet personi i dënuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?