Një person është gjetur sot pa shenja jete në parkun e qytetit “Karagaç” në Pejë.

 

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Mund të konfirmojë se një person pa shenja jete është gjetur në parkun e qytetit ‘Karagaç’”, tha Nikçi.

Ai njoftoi se në vendin e të ngjarjes, pos njësitit të Policisë dhe prokurorit, është edhe ekipi i mjekësisë ligjore, i cili do ta tërheq trupin e pajetë me qëllim që të bëhet obduksioni i viktimës për të kuptuar shkaqet e vdekjes.