By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rizvanolli:ALPEX, një hap historik për tregun e lirë të energjisë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rizvanolli:ALPEX, një hap historik për tregun e lirë të energjisë në Kosovë
Lajme

Rizvanolli:ALPEX, një hap historik për tregun e lirë të energjisë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/02 at 12:23 PM
Kosova Times Published June 2, 2025
Share
SHARE

Ministrja në detyrë e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se funksionalizimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) përfaqëson një moment historik për sektorin energjetik në vend, duke e quajtur atë “një ëndërr të kahmotshme të realizuar për Kosovën”.

 

Në një postim publik në rrjetin social Facebook, ministrja në detyrë Rizvanolli njoftoi se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka siguruar energji elektrike për ndërmarrjet në tregun e lirë përmes ALPEX në ditën e parë të liberalizimit të tregut. Sipas saj, çmimi mesatar i energjisë së blerë për ditën e djeshme ishte 64.55 euro për MWh, ndërsa për sot është kontraktuar me çmim 86.75 euro për MWh – të dyja çmime të konsideruara konkurruese.

“Përtej frikës së sinqertë nga pasiguria që sjell liberalizimi në afat të shkurtër, e përtej klithmave të pasinqerta të disave, është me rëndësi të kuptojmë rëndësinë e kësaj ngjarjeje”, ka thënë Rizvanolli.

Sipas saj, ALPEX përfaqëson një mekanizëm për bashkimin e tregut energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe ofron një sistem të funksionimit që respekton standardet më të larta evropiane të transparencës dhe llogaridhënies.

“ALPEX është vetë antidoti i ‘mafisë energjetike’ që ka funksionuar për dekada në rajon, por që nuk ka të bëjë aspak me Qeverinë Kurti,” ka theksuar ministrja.

Ajo shtoi se pavarësisht se ALPEX u themelua më 1 shkurt 2024, rëndësia e tij është lënë në hije nga zhvillimet e përditshme në diskursin publik.

Duke folur për konkurrencën në tregun e energjisë, Rizvanolli kujtoi se në vitin 2016 ekzistonte vetëm një furnizues – KESCO – ndërsa sot janë 21 të licencuar nga ZRrE, prej të cilëve së paku pesë janë aktivë dhe të gatshëm të ofrojnë energji për 1300 konsumatorë që tashmë janë pjesë e tregut të lirë.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times June 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lukashenka fal 20 të burgosur

Kosova Times Kosova Times December 28, 2024
Ben Hodges: Rusisë i mungon një ‘plan koherent’
Sulme në Dnjepër të Ukrainës, disa të plagosur
Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit
Rusia, stërvitje me armë bërthamore pas shkëmbimeve të ashpra me zyrtarë perëndimorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?