Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka diskutuar të hënën në Bruksel për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Sorensne ka thënë se planifikohet së shpejti të organizohet një takim trepalësh në kuadër të dialogut.
“Prita kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim në përgatitje të një takimi trepalësh në dialog sot në Bruksel. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”.
Bislimi ka thënë se ka qenë i paraparë edhe takim trepalësh, por nuk ka ndodhur shkaku i disa komplikimeve me udhëtim të delegacionit serb.