Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “dhënie ryshfeti”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.