By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiq kritikon kapjen e aleatit të tij, udhëheqësin e Venezuelës, Maduro
January 4, 2026
Trafiku ajror mbi Greqi është mbyllur plotësisht
January 4, 2026
Senatori Bernie Sanders dënon sulmin ndaj Venezuelës
January 4, 2026
Kurti:Fjala e Rushit Ramabajës la gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare
January 4, 2026
Zviceranët kanë identifikuar 16 viktima të tjera, përfshirë një shtetas serb (31)
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dyshohet që bizneset me marrëveshje e kanë ngritur çmimin e bukës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Dyshohet që bizneset me marrëveshje e kanë ngritur çmimin e bukës
Lajme

Dyshohet që bizneset me marrëveshje e kanë ngritur çmimin e bukës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/03 at 3:51 PM
Kosova Times Published June 3, 2025
Share
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës është duke shqyrtuar mundësinë e marrjes së masave të përkohshme për operatorët ekonomik, që kanë rritur çmimin e bukës, për një periudhë 6 mujore.

 

Zyrtarë nga ky institucion thonë për Radio Kosovën se ekzistojnë dyshimet që bizneset me marrëveshje i kanë ngritur çmimet. Ndërkohë, qytetarët ankohen që xhepi i tyre po varfërohet çdo ditë nga ngritjet e çmimeve.

Shtrenjtimi i çmimit të rrymës, ka bërë që çmimet pothuajse në të gjithë sektorët, përfshirë edhe ata bazik siç është buka, të rriten. Këtë e pohojnë qytetarë të cilët çdo ditë janë blerës të rregullt, e që në prononcim për Radio Kosovën, thonë se çdo ditë jeta për ta po bëhet më e vështirë.

“Çmimet katastrofë. Sa e ke blerë një bukë përpara? E kam blerë 50 cent, tash e blej 70 cent e as 400 gram nuk i ka. Këto çmime e rëndojnë jetën time, jetoj më pension, i kënaqur nuk jam, krejt fukarallëk,  5 euro është bërë një pjatë pasul me hangër”, është shprehur qytetari.

Si ky qytetarë i lagjes “Arbëria” të Prishtinës, ka edhe shumë të tjerë që ankohen për rritjen e çmimeve kohën e fundit, në veçanti atyre bazike siç është buka.

Duke parë gjendjen në terren, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një analizë për të parë gjendjen në terren në komunat e Kosovës. Duke folur për Radio Kosovën, inspektori i Konkurrencës, Albion Rexhepi thotë se ekziston dyshimi që në disa furra në Prishtinë dhe Gjakovë, furrtarët kanë bërë marrëveshje të jashtëligjshme, duke u bërë kartelë për shtrenjtësim të çmimit të bukës.

“Kartelet janë zbuluar në rastin konkret në Prishtinë p.sh ku është ngritur çmimi i bukës nga 50 cent në 60 cent, byreku nga 1.20 në 1,50 cent, ndërsa në Gjakovë buka ka qenë 60 cent tash është 70 cent. Marrëveshja përveç që ka shkelje të Ligjit të Konkurrencës, ka pasur edhe një lloj inspektimi nga iniciatorë nëpër furra të ndryshme. Pra, vet iniciatorët e kartelit, kanë shkuar në furra të ndryshme të Gjakovës për të kontrolluar se a po zbatohet marrëveshja të cilën e kanë arritur.

Rexhepi, tutje thekson se janë duke shqyrtuar mundësinë e marrjes së masave ndaj operatorëve që kanë bërë këto shkelje.

“Do të ishte e rënd për furrtarin nëse pëson gjobë. Gjobat e Autoritetit të Konkurrencës mund të shkojnë deri në 10 për qind të qarkullimit vjetor e ato gjoba mund ta falimentojnë  një ndërmarrje sidomos të vogël. Jemi duke shqyrtuar mundësinë e marrjes së masave të përkohshme, e që nënkuptojnë mbylljen e një operatori ekonomik, për arsye se mund të bëjë dëmtime të konkurrencës me dëme të pariparueshme”, ka shtuar Rxhepi.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 çmimi i bukës ka arritur në 49 centë. ASK nuk ka publikuar çmimet mesatare të bukës për vitin 2023 dhe 2024.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times June 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spanja dhe Irlanda do ta njohin shtetin palestinez këtë muaj, thotë Borrell

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për këtë javë, rinis më 25 nëntor
Rusët shkarkojnë grurin ukrainas në Mariupol
Kryetari i parlamentit kanadez jep dorëheqjen pas një skandali me ftesën e një veterani të SS
Zvonko Veselinoviq është fotografuar në tubimin e Vuçiqit pranë Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?