Operacioni po realizohet nga njësitet për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të ndaluara që lidhen me substanca narkotike. Raportohet se të arrestuarit janë: P.N, S.L, si dhe dy vëllezërit E.V dhe A.V nga Peja.

Policia e Kosovës aksion kundër drogës dhe krimeve kibernetike

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në tri rajone kundër trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.

“Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Polica ka theksuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa detajet tjera do të bëhen pas kompletimit të operacionit.