By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!
Opinion

Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!

Kosova Times
Last updated: 2025/06/03 at 11:22 PM
Kosova Times Published June 3, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj :

MJAFT MË ME DREJTUES MEDIOKËR!

Shqipëria ka nevojë për një administratë të bazuar në dije, integritet dhe shërbim qytetar

Me një sy kritik ndaj realitetit administrativ dhe një përvojë të gjatë në ndjekjen e zhvillimeve institucionale, ndiej sot më shumë se kurrë detyrimin qytetar dhe profesional për të ngritur zërin ndaj një plage që po thellohet dita-ditës: paaftësia që ngjitet në poste drejtuese, ndërsa dija dhe përgatitja mbeten të heshtura në hije.

Ky editorial nuk është një shkrim i zakonshëm. Është një thirrje publike për reflektim të thellë, për një reformë të guximshme në burimet njerëzore të administratës publike. Sepse nëse nuk veprojmë sot, nesër do të jetë tepër vonë.

Në shumë institucione të qeverisjes vendore dhe qendrore, ka kohë që është vendosur një heshtje e rëndë përballë dështimit administrativ. Drejtues të vendosur mbi kritere klienteliste, pa arsim të duhur, pa përvojë profesionale dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj qytetarit, kanë zënë poste kyçe në administratë.
Ata nuk dinë të lexojnë një shkresë zyrtare, nuk kuptojnë një vendim, nuk orientojnë dot një staf dhe – më keq – nuk dinë të dëgjojnë qytetarin. Mjafton një vështrim në disa institucione lokale për të kuptuar se paaftësia nuk është përjashtim, por normë.

Në vend që të krijohet një klimë shërbimi e efektiviteti, kemi një administratë të përgjumur, që ngatërrohet me procedurat më elementare, që shpërndan gabime dhe i kthen qytetarët në rrugë pa kthim.
Është momenti për të thënë gjërat hapur. Shqipëria nuk do të përparojë kurrë me drejtues mediokër, që nuk përfaqësojnë as veten, jo më qytetarin. Të rinjtë dhe të rejat me arsim cilësor, me integritet dhe përkushtim, janë lënë në hije – të mbytur nga arroganca dhe injoranca që mbretëron në zyrat publike.
Ky vend ka kapacitete të jashtëzakonshme njerëzore, por ato nuk vihen në punë. Janë zëvendësuar me figurantë pa ide, pa dinjitet dhe pa përgatitje, të vendosur aty për interesa momentale politike apo për “shërbime” që nuk kanë lidhje me shtetin.

Nëse qeveria aktuale, në mandatin e saj të katërt, do të ketë kurajën të ndërmarrë një reformë të thellë në sistemin e burimeve njerëzore, kjo do të jetë ndoshta trashëgimia më e vyer që mund të lërë pas. Reformë jo në letër, jo kozmetike, por rrënjësore, e bazuar në performancë, meritokraci dhe përgjegjësi.

Brenda vetë administratës publike ka sot me dhjetëra e qindra nëpunës me kapacitete të admirueshme, me dëshirë për të kontribuar, por që janë të heshtur, të frenuar, të margjinalizuar. Ata nuk kanë mikrofonin, por kanë dijen. Nuk kanë mbështetje politike, por kanë moralin profesional. Dhe mbi të gjitha – kanë dëshirën për të shërbyer, e jo për t’u shërbyer.
Është koha për t’u dhënë hapësirë këtyre njerëzve. Është koha për t’i çliruar nga zinxhiri i drejtuesve pa formim, pa përkushtim, që kanë kthyer institucionet në bunkerë të mediokritetit dhe interesit të ngushtë.

Në fund të këtij shkrimi dua të theksoj faktin që Shqipëria ka nevojë për një administratë që di, që guxon, që respekton qytetarin. Dhe kjo nuk është një ëndërr. Është e mundur – por vetëm nëse përmbysim rendin e vendosur mbi servilizëm dhe mungesë vlerash.
Nuk mund të kemi shtet funksional me drejtues jofunksionalë. Nuk mund të kemi shërbim cilësor me njerëz që nuk e njohin konceptin e shërbimit. Dhe nuk mund të kemi përparim me njerëz që nuk dinë as të ecin përpara.

Koha e drejtuesve të paaftë duhet të marrë fund. Koha e profesionistëve duhet të nisë. Sot.!..

You Might Also Like

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

Kosova Times June 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Man City zyrtarisht kampion i Anglisë, kjo është tabela e Premier League-s

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
23-vjeçarja kap për flokësh “rivalen” dhe i hedh spraj në sy
NYT: Dërgimi i ushtrisë së Koresë së Veriut në Rusi ishte ideja e Kim Jong-un
Avionët jordanezë, amerikanë dhe britanikë rrëzojnë dhjetëra dronë iranianë (Video)
FSK stërvitet me artileri në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?