“Kryetari Abdixhiku prezantoi vizionin dhe qëndrimet e LDK-së për adresimin e situatës politike, përfshirë edhe propozimin për krijimin e një qeverie të unitetit”, njoftoi LDK-ja.

Tutje bëhet e ditur se, në këtë takim, Abdixhiku i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që OSBE i ka dhënë Kosovës ndër vite. “Veçanërisht në fushat e forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, promovimit të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të proceseve zgjedhore”, ka bërë të ditur Lidhja Demokratike në njoftimin e saj.

po ashtu, thuhet se është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet LDK-së dhe OSBE-së në Kosovë, me fokus në avancimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në jetën publike.

“Kryetari Abdixhiku theksoi gatishmërinë e LDK-së për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit me OSBE-në dhe miqtë ndërkombëtarë që mbështesin rrugëtimin demokratik të Kosovës”, përfundon njoftimi që ka shpërndarë kjo parti për takimin që lideri i saj ka pasur me ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë.