By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bogujevci: Sulmet politike po shfrytëzojnë dhimbjen e familjes time
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bogujevci: Sulmet politike po shfrytëzojnë dhimbjen e familjes time
Lajme

Bogujevci: Sulmet politike po shfrytëzojnë dhimbjen e familjes time

Kosova Times
Last updated: 2025/06/04 at 10:36 PM
Kosova Times Published June 4, 2025
Share
SHARE

E ftuar në `RTK Prime` deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka folur për siç ka thënë ajo `sulmet e fundit që i janë bërë në aspektin politik`, duke theksuar se në këto sulme po shfrytëzohet e kaluara dhe dhimbja e familjes së saj, viktima civile gjatë luftës.

 

Ajo ka thënë se “ka arritur në pikën që nuk ka të bëjë më me mua, por me çështjen e familjes sonë dhe atë që ka ndodhur gjatë luftës. Është mohuar plotësisht një pjesë e historisë sonë si viktima civile, ndërsa ata përpiqen të më sulmojnë në aspektin politik”.

Bogujevci ka shtuar se sfidat politike janë pjesë e betejave që mund të ndodhin, por kjo nuk do të thotë që dhimbja dhe historia personale duhet të përdoren si armë në këtë luftë. “Politikisht, mund të ketë dallime dhe beteja, sulmoni sa të doni, por nuk duhet të shfrytëzohet kjo pjesë e të kaluarës sonë,” ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur edhe fatin e saj që pas luftës është evakuuar në Angli, ku ka gjetur mundësinë për rikuperim dhe përkrahje për betejën për drejtësi. “Unë jam viktimë e luftës, kjo është historia ime. Kam pasur një shtet tjetër mbrapa që më ka përkrahur mua dhe familjen time,” ka përfunduar ajo.

Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e ftuar në RTK Prime, ka folur lidhur me debatin me gazetarin Ilir Mirena, pas publikimit të një fotografie të Albin Kurtit gjatë përkujtimit të masakrës së familjes së saj. Ajo tha se fotografia është keqpërdorur dhe se ndaj saj është zhvilluar një fushatë e orkestruar nga disa gazetarë e analistë.

Ajo ka sqaruar se fotografia është realizuar gjatë përkujtimit të masakrës së familjes së saj, një ditë me peshë të madhe emocionale për të dhe familjen e saj. Në atë kohë, Kurti nuk ishte kryeministër, por kishte marrë pjesë në ceremoni si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për të shprehur respektin e tij.

Sipas Bogujevcit, fotografia ka qarkulluar më parë në portale të ndryshme, por pas sqarimeve të saj kishte ndaluar së shpërndari dhe komentuar. Megjithatë, përdorimi i saj nga Ilir Mirena ka qenë i qëllimshëm dhe pa ndjeshmëri, duke mos marrë parasysh se bëhej fjalë për një moment të dhimbshëm personal.

“Reagimi im ka ardhur si rezultat i frustrimit, sepse nuk po respektohen kufijtë, sidomos nga gazetarë hulumtues që injorojnë ndjeshmërinë dhe sigurinë e asaj fotografie,” ka thënë ajo, duke shtuar se mënyra se si kjo çështje është trajtuar nga Mirena dhe disa analistë të tjerë e bën të besojë se bëhet fjalë për një fushatë të organizuar kundër saj.

Bogujevci paralajmëron padi: Kjo shkon përtej meje, është sulm ndaj të kaluarës sonë dhe viktimave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se sulmet publike nuk kanë të bëjnë vetëm me të, por me gjithë të kaluarën e dhimbshme të vendit dhe viktimat e luftës.

Në përballje me analistë, Bogujevci ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një grup i caktuar individësh sulmon figura simbolike të Kosovës, përfshirë edhe familjen Jashari.

“Fatkeqësisht, grupet e njëjta e kanë sulmuar familjen Jashari shumë kohë më parë. Nëse e kujtojmë aferën ‘Pronto’, kanë dalë incizimet se çfarë është folur për familjen Jashari. Pra, as ata nuk janë kursyer,” ka deklaruar ajo.

Bogujevci ka theksuar se nuk do të qëndrojë e heshtur përballë këtyre sulmeve dhe po shqyrton të gjitha mënyrat e mundshme ligjore, përfshirë edhe ngritjen e padive.

“Ajo që është me rëndësi për mua është sa do të jemi të heshtur përballë një grupi njerëzish, siç janë këta, që vazhdojnë me të njëjtin diskurs. Jam duke e shqyrtuar çdo mundësi – për padi dhe për procese të tjera – sepse kjo shkon përtej meje, nuk ka të bëjë vetëm me mua. Kjo është sulm ndaj të kaluarës sonë dhe ndaj viktimave,” ka thënë ajo.

Ajo ka reaguar ndaj një deklarate të cituar nga kritikët, që ka të bëjë me familjen e saj, duke thënë:

“Imagjinoni, thonë: ‘Familja Bogujevci nuk ka bërë asgjë, ata nuk kanë luftuar, ata vetëm i kanë vrarë.’ Imagjino si ndihen familjet e tjera që kanë pasur fatin e njëjtë.”

Deputetja ka përmendur gjithashtu se sulmet e fundit janë të motivuara nga qëndrimet e saj të guximshme në çështje të caktuara dhe vijnë nga individë që mobilizohen për të sulmuar në formën më të ulët të mundshme, sapo ndihen të sfiduar.

“Imagjino çdo gjë që kanë përdorë këto ditë që të gjitha kanë qenë publike më shumë se një dekadë, si çështja e ekspozitës, çështja e reparacioneve, e çështja tjetër,” ka thënë ajo.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times June 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Franca, vendi i parë në botë që mund të bëjë abortin të drejtë kushtetuese

Kosova Times Kosova Times March 4, 2024
VIDEO: Forcat speciale ukrainase sulmojnë pas vijave të armikut: “Ne vramë 334 rusë”
Diskutohet parandalimi dhe luftimi i veprimtarive ilegale të shërbimeve të internetit dhe TV Kanaleve
Kurti nderon Presidentin Jimmy Carter: mesazh ngushëllimi në Librin e Zisë
Bujqit e bizneset kërkojnë ndihmën e shtetit për dëmet nga vërshimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?